Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Një gotë nga ky lëng eleminon toksinat e trupit
 
Shperndaje
ikub#: 1611290049
Koha më e mirë për të konsumuar këtë lëng është sapo zgjoheni, para se të hani mëngjes.

Trupi i njeriut ka instrumentet e tij me të cilat largon toksinat e  akumuluara çdo ditë. Lëkura, veshkat, mëlçia, zorrët dhe mushkëritë ndihmojnë në eleminimin e toksinave nga trupi ynë, ndaj të cilave ekspozohemi vazhdimisht  përmes burimeve si ushqimi, ajri, produktet e bukurisë, medikamentet, radioaktiviteti dhe ndotja mes të tjerave.

Megjithatë, shumë nga ne e mbingarkojnë trupin me toksina në atë masë që rrugët natyrale të trupit nuk kanë aftësinë t’i largojnë. Kjo ndikon në shëndetin tonë në shumë mënyra negative, shpesherë në probleme kronike të shëndetit si i ftohti i vazhdueshëm, infeksionet dhe lodhja. Prania e mikroorganizmave të dëmshme mund ta përkeqësojë situatën.

Kjo është arsyeja pse pija e mëposhtme rekomandohet për të ndihmuar trupin të pastrohet nga të gjitha toksinat e pranishme në të.

Nëse keni hasur ndonjë nga simptomat e mësipërme, është shumë e rëndësishme të provoni këtë pije dhe të përfitoni benefitet e saj. Jo vetëm që do të largoni toksinat e akumuluara në trupin tuaj, por gjithashtu do të përmirësoni tretjen  dhe të rrisni nivelet e energjisë.

 

Për të përgatitur recetën e mëposhtme do t’ju duhen:

-Një gotë ujë

-4 mollë

-1 limon

-3 lugë çaji xhinxherfil të grirë

 

Përgatitja:

Fillimisht, lani të gjitha frutat dhe hiqni lëkurën e limonit.  Pastaj shtoni gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe frulojini mirë. Është e rëndësishme të përdorni ushqime organike.

Koha më e mirë për të konsumuar këtë lëng është sapo zgjoheni, para se të hani mëngjes. Kjo sepse para se të konsumoni një ushqim të caktuar, duhet të ndieni toksinat që po largohen nga trupi juaj dhe të përjetoni përmirësimet e konsiderueshme gjatë eleminimit të tyre.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ELEMINIMI LENGU TOKSINA TRUPI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved