Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
A po veproj drejt?
 
Shperndaje
ikub#: 1612030001
Ka kaq ditë që prindërit e mi përtypen e vijnë vërdallë.

Përshëndetje. Para disa muajsh fejova vëllain. Tani ai u largua nga shtëpia dhe jeton me të fejuarën. Jetojnë në një apartament me qira. Ka disa kohë që ai ka filluar t’u kërkojë prindërve t’u blejnë një hyrje me kredi dhe të jenë ata që ta paguajnë kredinë, pra prindërit e mi. Në këtë mes duket qartë që janë idetë e të fejuarës së tij dhe të familjes së saj, pasi edhe në një muhabet tavoline e shprehën se familja e djalit ka detyrim të blejë shtëpinë. Mirë prindërit e asaj që nuk duan të dinë për gjendjen ekonomike të familjes sime, po vëllai dhe e fejuara e tij si e kërkojnë këtë gjë? Ka kaq ditë që prindërit e mi përtypen e vijnë vërdallë. Ata janë punonjës të thjeshtë dhe rrogat që marin mezi ju dalin për shpenzimet e familjes e jo më të paguajnë një kredi. Më vjen shumë keq për ta. Ka kaq ditë që sorollaten duke pyetur nëpër banka. Edhe pse u them që s’është detyrim i tyre, se nuk duhet të lejojnë që familja e nuses t’u vendosë dy këmbët në një këpucë, nuk dëgjojnë. U duket sikur nuk kanë bërë mjaftueshëm për djalin. Pardje po pija një kafe në lagjen ku jeton vëllai me të fejuarën dhe i thirra dhe ata të vinin. U thashë se si qëndronte puna. Se prindërit ishin të shqetësuar dhe se një kredi në bankë do t’i zhyste në varfëri. U thashë të qëndronin me qera dhe ca kohë dhe se fakti që kanë vendosur ta ndërtojnë jetën e tyre larg prindërve, do të thotë që duhet të përgjigjen vetë për nevojat e tyre dhe ta ndërtojnë të ardhmen me pavarësi në plot

 

kuptimin e fjalës. Po prisja të fliste e fejuara e vëllait, por si gjithmonë u tregua e zgjuar dhe la vëllain të fliste. Ai tha se tani që ishin në fillimet e tyre donin pak mbështetje nga familja, e pastaj do t’ja dilnin vetë. Po ç’mbështetje kërkon kur ata s’ja dalin dot për vete?-iu përgjigja. Bëmë pak debat, por e di që ato nuk ishin përgjigjet që mendon ai. Shumicën e gjërave i tha i shtyrë nga presioni i të fejuarës dhe familjes së saj. Pse janë kështu ca njerëz? Mendojnë vetëm komoditetin e tyre pa e çarë kokën sa shqetësime u sjellin të tjerëve…mendojnë se po u fejove duhet ta gjesh jetën gati, shtëpinë, makinën, plaçkat dhe mendojnë se duhet të jetë burri ai që t’i sigurojë të gjitha. Po mundohem t’i bind prindërit t’i thërrasin në tavolinë e t’u thonë se nuk dalin dot jashtë mundësive të tyre për t’u realizuar diçka të tillë atyre. A po veproj drejt?



Ventouris
ventouris


Postuar: 03 Dhj
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: HISTORIA LETRA PRINDERIT VELLAI

Albtelecom
loading...




XXXYYYY   Para 7 muajsh     
Po vepron mese drejte!
 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Digitalb

Digicom

Më të lexuarat


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved