Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Avantazhet dhe disavantazhet e suplementeve ushqimore
 
Shperndaje
ikub#: 1612030003
Nëse konsumoni multivitamina për t’u siguruar që po furnizoni trupin me gjithë nutrientët e duhur, ndoshta po bëni gabim.
Suplementet dietike ose ushqimore shpesh merren për të përmirësuar shëndetin duke u furnizuar me minerale dhe vitamina të shtuara të cilat mund të mos jenë prezente në ushqimet që hani çdo ditë.
Megjithatë, ka një rrezik të konsumoni më shumë vitamina dhe minerale nga sa rekomandohet, çka ju vendos para një risku për shëndetin. Shumë njerëz marrin multivitamina çdo ditë për t’u siguruar që janë duke marrë të gjithë nutirentët e nevojshëm për sistemin e tyre, por si për çdo medikament, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun. 
 
 
Avantazhet e të marrit suplemente ushqimore
 
1. Luftojnë sëmundjet kronike
Është e vërtetë që ne marrim vitamina, minerale dhe nutrientë të tjerë të rëndësishëm nga ushqimet që konsumojmë, por jo të gjithë arrijmë të marrim sasinë e rekomanduar në bazë ditore. Marrja e suplementeve mund të rrisë sasinë e nutrientëve në trupin tonë duke na sikuruar mbrojtje kundër sëmundjeve kronike si problemet e zemrës, shqetëismet e stomakut, etj.
 
 
2. Përmirësojnë performancën e përgjithshme
Një tjetër avantazh i marrjes së suplementeve ushqimore, është se mund të përmirësoni performancën e përgjithshme. Atletët shpesh marrin suplemente kur stërviten jo vetëm për të zgjatur më shumë stërvitjen, por edhe fuqi muskulore.
 
 
3. Nutrientë të shtuar
Siç e përmendëm dhe më lart, duke u mbështetur vetëm tek ushqimet, mund të mos garantojmë që jemi duke marrë nutrientët e duhur. Marrja e suplementeve na siguron që trupi ynë do të marrë disa prej nutrientëve më esencialë që gjenden në dietën tonë.
 
 
Disavantazhet e supplementeve ushqimore
 
1. Mund të mos jenë të monitoruara
Jo të gjitha suplementet ushqimore që mund të gjeni në treg janë të monitoruara. E thënë ndryshe, suplementi që mund të blini mund të mos jetë aq efektiv sa ai që ju ka rekomanduar mjeku, kështu që bëni kujdes me zgjedhjet.
 
 
2. Mund të bëhen toksike
Një tjetër disavantazh i marrjes së suplementeve ushqimore është se mund të kaloni në overdozë. Shumë vitamina në sistemin tuaj mund të shkaktojnë efekte serioze si probleme me mëlçinë apo atak kardiak.
 
 
3. Efekte anësore
Marrja e suplementeve pa u konsultuar me një mjek mund të shkaktojë efekte të ndryshme anësore sidomos nëse jeni duke marrë mjekime të tjera. Marrje mendsh, të vjella madje dhe rrahje të shpeshta zemre mund t’ju ndodhin nëse këto suplemente janë në “konflikt” me mjekimin që po merrni.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AVANTAZHET MULTIVITAMINAT SUPLEMENTE VITAMINA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved