Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Muaji i nëntë i shtatzënisë, 5 gjera qe duhet te bëni
 
Shperndaje
ikub#: 1612060037
Pasi te keni mbërritur ne muajin e nëntë te shtatzënisë, fundi tashme është pranë, pas pak ditësh mund te njiheni me foshnjën tuaj.

Pasi te keni mbërritur ne muajin e nëntë te shtatzënisë, fundi tashme është pranë, pas pak ditësh mund te njiheni me foshnjën tuaj. Trupi ka ndryshuar dhe mitra ka arritur hapjen e saj me te madhe dhe brenda është foshnja i cili vazhdon te rritet ne peshe. Qe nga kontraktimet false qe trupi provokon për te përgatitur mitrën deri tek frika e lindjes duke përfunduar tek gëzimi me i madh ai qe me ne fund te përqafoni fëmijën tuaj. Por si mund ta jetoni këtë periudhe tërësisht te qete?  Ja gjerat qe duhet te bëni ne muajin e nëntë e shtatzënisë.

1. Vizita tek gjinekologu

Vizita tek gjinekologu ne muajin e nëntë është shume e rëndësishme sepse me këtë kontroll gjinekologu mund te kuptoje nëse jeni ne gjendje te bëni një lindje natyrale apo me operacion nëse do te jete e nevojshme.

2. Beni një seri kontrollesh dhe analizash

Edhe midis javës 38-40 qe është dhe muaji i fundit i shtatzënisë ju nevojitet te bëni kontroll dhe analiza te nevojshme për nënën por disa prej mund te rrezikojnë edhe foshnjën.

3. Flisni me doktoreshën tuaj për dyshimet qe mund te keni

Te flisni me gjinekologen tuaj për shqetësime apo dyshime qe mund te keni është diçka shume e rëndësishme mbi te gjitha nëse behet fjale për shtatzëninë e pare. Për me tepër është e rëndësishme te flisni edhe për mënyrën e lindjes qe do te kryeni etj.

4. Lëvizni

Ne muajin e nëntë te shtatzënisë është shume e rëndësishme qe nena e ardhshme te qëndrojë ne lëvizje. Sigurisht behet fjale për aktivitete soft me lëvizje te këshilluara nga ekspert.

5. Ruajtja e kordonit umbelikal

Para lindjes nene ardhshme duhet te vendos nëse dëshiron te ruaje kordonin umbelikal si një garanci për fëmijën. Kjo ndodh sepse disa sëmundje te rralla kurohen zakonisht me qeliza staminale qe gjenden ne kordonin umbelikal.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FOSHNJA GJERA LINDJA SHTATEZENIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved