Si të zgjidhni fustanin e duhur për festa sipas formës së trupit
 
Shperndaje
ikub#: 1612060058
Zgjidhni fustanin e duhur që të shkëlqeni në festa.
Festat janë shumë afër dhe ju nuk keni vendosur ende se çfarë do të vishni? Zbuloni të gjitha fustanet e duhura për festat e fundvitit në bazë të formës së trupit.
 
Sado i bukur që mund të jetë një fustan, nëse nuk përshtatet me formën e trupit rezultatet do të jenë të pakënaqshme.
 
Duke qenë se festat lidhen me veshjen dhe përshtypjet që kërkohet të bëjnë tek të tjerët, fillimisht duhet të dini se çfarë ju përshtatet dhe çfarë jo.
 
1-Për femrat e shkurtra.
 
Për femrat që janë një siluetë të vogël dhe nuk janë më shumë se 162 cm duhet të fokusohen në fustanet mini që u zgjasin këmbët dhe me mëngë me detaje romantike.
 
2-Për trupat në formë drejtkëndëshi.
 
Për femrat që kanë një siluetë të gjatë dhe të hollë pa forma duhen zgjedhur fustanet e gjatë ose ato treçerekëshe dhe me detaje tek shpatullat për tu tërhequr vëmendja në pjesën e sipërme të trupit.
 
3-Për trupat në formë dardhe.
 
Për femrat që kanë vithe të gjera dhe bel të hollë duhen zgjedhur fustane që kanë detaje dhe ngarkim në pjesën e sipërme, në mënyrë që të krijohet një lloj ekuilibri i siluetës.
 
4-Për trupat në formë molle.
 
Për femrat që kanë vithe dhe shpatulla të gjera duhet që të veshin fustane që theksojnë belin dhe tregojnë këmbët.
 
5-Për femrat me gjoks të madh.
 
Në këtë rast kur femrat kanë një gjoks të madh dhe bel të përcaktuar duhet të zgjidhet një fustan në forme kove me jakë V të hapur. Në rast se fustani mund të jetë me rripa duhet siguruar që të jenë të trashë dhe jo të hollë.
 



Shfleto artikuj te tjere per: FESTA FORMA FUSTANI TRUPI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved