Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Dua të luftoj deri në fund për të…
 
Shperndaje
ikub#: 1612100061
A mund të më ndihmoni duke më rekomanduar një të tillë?

Përshëndetje. Unë jam e lidhur me një djalë prej gati 7 muajsh. Para se të lidhej me mua, i dashuri im ka pasur një lidhje 6 vjeçare. Kur e pyes për arsyet e ndarjes, bëhet nervoz dhe nuk spjegohet tamam. Shpesh i lëmë bisedat në mes. Para disa kohësh ai më prezantoi me kushërirën e tij që e ka si motër. Me atë vajzën krijova shumë shpejt miqësi sepse mu duk tipi im, e qeshur dhe e ëmbël. Madje filluam të dilnim për kafe dhe vetëm të dyja. Një ditë gjeta në rrugicën para derës së jashmte (unë jetoj në një shtëpi private) një tufë me penj ngjyra ngjyra. Nuk u dhashë rëndësi dhe i hodha në kosh. Atë ditë qëlloi që dola për kafe me kurshërirën e të dashurit. Duke qenë se kishim krijuar goxha miqësi, e pyeta për lidhjen e tij të gjatë. Ajo më spjegoi se i dashuri im ka qenë i lidhur me një vajzë për shumë vite. Ai nuk e do, por ajo bën çmos t’i afrohet dhe të martohet me të. Madje më tha se e ëma e saj merret me magjira dhe çdo lidhje tjetër që i dashuri im kishte nisur pas ndarjes me atë, nuk i kishte ecur. Sapo ndahej, lidhej menjëherë prap me ishin e tij sikur t’i kishte zënë dikush sytë e t’i merrte mendjen. “Të shpresojmë që ajo të ketë lënë këtë muhabet dhe ju të përfundoni bashkë", më tha.

 

Unë ngela. Mendja më shkoi menjëherë tek penjtë që kisha në derë. Nuk i thashë gjë asaj njëherë por pastaj vendosa t’i thoja. Asaj ju mbushën sytë me lot. “Më vjen keq tha. Provo njëherë të luftosh se mbase këto gjëra janë budallalliqe.” Ky muhabet ka ndodhur para rreth një muaji. Herë pas here gjej gjëra tek dera, kërcënime nga adresa fallco në facebook dhe i dashuri më duket sikur më është larguar. Shpesh ka dhimbje të forta koke dhe nuk ka dëshirë të argëtohet. Për çdo konflikt që na ndodh unë ja vë fajin “magjisë” dhe jam e zhytyr në një terr psikologjik. Një shoqe më rekomandoi të shkoj në një vend ku prishen magjitë, por unë ngaqë nuk besoj në gjëra të tilla nuk di se ku të drejtohem. A mund të më ndihmoni duke më rekomanduar një të tillë? Gjithmonë i kam pasur frikë gjëra të tilla dhe s’kam dashur të përfshihem, por më pëlqen ai djalë dhe dua të luftoj deri në fund për të.



Ventouris
ventouris


Postuar: 10 Dhj
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DASHURI LUFTA MAGJIA PARTNERI

Albtelecom
loading...




Elisa   Para 6 muajsh     
Ne nuk I besojme por fatkeqesisht ekzistojne. Keshillohu me Aliun qe pret te shtepia prane karburantit he porcelain. Mbasi kalon sheshin e madh por me the djathte.
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Digitalb

Digicom

Më të lexuarat


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved