A jam e vetmja që mendoj kështu?   
Përse u dashka të sakrifikoj unë, ndërkohë që ata që e kanë vajzën e tyre…
Nga ikub.al 17 Dhj
 
0
0

Përshëndetje. Kam një djalë 25 vjeç. Që kur ishte student u njoh me një 15 vjeçare. Këtë vit bënë një ceremony fejese. Ndërkohë, vajza është maturante. Ajo dëshiron të vazhdojë studimet e larta, por sipas logjikës së prindërve të saj, tani është tek burri dhe duhet t’ja japim ne shkollën. Kishte kohë që ja thoshte këtë tim biri, por ai nuk na e thoshte dot ne derisa vendosi të na e thoshte vetë. Unë u vrenjta dhe nuk e mbajta dot veten. “Fëmijët e mi i kam shkolluar vetë i thashë, nuk kam pritur të mi shkollojnë të tjerët, kështu që s’kam pse shkolloj fëmijët e të tjerëve.” Ajo më dha disa raste të të njohurave e kushërirave të saj që i kishte shkolluar familja e burrit. “I fejuari yt nuk punon, iu përgijga. Nëse do të punojë vetë, le të të shkollojë. Unë edhe kaq sa po bëj edhe mezi po ja dal, sepse është e vështirë të  plotësosh kërkesat e një 25 vjeçari, sidomos kur ka dhe të fejuar. Më shumë nuk mundem.” Ajo vari buzët dhe nuk foli më.

 

Djali e përcolli për në shtëpi. Janë zemëruar me ne. Djali vjen në shtëpi vetëm për të fjetur dhe nuk flet për këtë temë. Mundohem ndonjëherë t’ja hap si muhabet, por ma bën me shenjë dhe largohet. Unë dua më të mirën për fëmijët e mi dhe lumturinë e tyre, por kjo më duket e tepërt. Ne nuk jemi milionerë. Jemi nëpunës, ashtu si janë dhe prindërit e asaj vajze. Përse u dashka të sakrifikoj unë, ndërkohë që ata që e kanë vajzën e tyre duhet të bëjnë të pamundurën që ta shkollojnë në mënyrë që dhe ajo të jetë e zonjë e vetes dhe e jetës, e mos të jetë për gjithçka peng i burrit dhe e familjes së burrit. A jam e vetmja që mendoj kështu?





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Ada
Para 2 muajsh  
  
Fatkeqesisht nje pjese e madhe e shqiptareve jane injorante te pashprese,
si dhe parazite te lindur,
Zonje ke mese te drejte qe mendon keshtu, vajza duhet te gjej mbeshtetjen tek prinderit e saj!
 


loading...

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Aziatik, apo perëndimor
(Cilit horoskop do t’i besoni më shumë?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Ndonjëherë gjerat e mira shkatërrohen ne mënyrë qe te ndërto...
RECETA E DITES

Tavë me perime
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Për mua ishte dita më e bukur e jetës, pas lindjes së djalit

Shfleto artikuj te tjere per: MENDIM PROBLEME SHKOLLIMI VAJZA
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1612170039




Reklame
GoTech


Reklame
dga
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet