Ventouris
Krishtlindjet: Kur ai të bën dhuratën e gabuar   
Gratë dhe burrat u atribuojnë kuptime të ndryshme dhuratave të Krishtlindjeve...
Nga ikub.al 19 Dhj
 
0
0

Marrëdhënia mes gjinisë mashkullore dhe dhuratave të Krishtlindjeve dihet që është pak e vështirë. Kur ai nxiton për të blerë dhuratën e Krishtlindjeve për të, në përgjithësi nuk ka asnjë ide rreth asaj që duhet të kërkojë, endet nëpër dyqane në kërkim të një ideje, derisa syri i tj mbështetet mbi një objekt (çfarëdo). Duke pritur të shihni se çfarë surprize do të materializohet këtë vit nën pemë, përgatituni të buzëqeshni duke qenë se:

 

Duhet të vlerësoni përpjekjet e tij

Nëse dhurata nuk është ekzaktësisht ajo që ju do të dëshironit, të paktën vlerësoni përpjekjet e tij. Në mënyrën e tij, ai është sforcuar për të qenë origjinal. Nëse ju ka dhuruar për Krishtlindje një pulovër të kuqe sepse ti nuk ke një pulovër të kuqe, e ka bërë për të mbushur një boshllëk. Logjika e tij e përkryer racionale nuk arrin ta konceptojë se nëse nuk ke blerë një pulovër të kuqe ndonjëherë, arsyeja është se nuk të pëlqejnë pulovrat e kuqe.

 

E dinit që nuk është një romantik

Keqkuptimi poshtë pemës gjenerohet sepse për meshkujt dhuratat e Krishtlindjeve dhe dhuratat në përgjithësi, kanë një funksion social dhe praktik, kurse femrat u bashkëngjisin dhuratave një qasje të fortë emocionale. Femrat kanë pritshmëri të mëdha që rrallëherë kënaqen: idealizojnë shumë dhuratat e meshkujve, presin që dhuratat të korrespondojnë me historinë afektive të çiftit dhe të përmbajnë një element surprizë. Duhet pranuar që nuk është e thjeshtë t’i bësh dhuratën e duhur një gruaje!

 

Ti nuk di ta kërkosh

Keqkuptimet rreth dhuratave të Krishtlindjeve lindin edhe për shkak të faktit se shumë gra tregohen pak të paqarta, kur duan të lënë të kuptohet se çfarë dëshirojnë (“më mjafton vetëm mendimi”, “nuk mund ta pretendoj këtë”).

Për të pasur atë që dëshironi duhet ta kërkoni në mënyrë pak a shumë të qartë. Mos gënjeni veten se ai mund të lexojë mendimet tuaja, të njohë çdo gjë që kalon në mendjen tuaj, të dijë t’ju befasojë, kur ju vetë jeni e pasigurt rreth asaj që kërkoni ose bëni gjithçka që ai të mos e kuptojë. Të kërkosh është një mënyrë për të pohuar veten, personalitetin, ai do ta vlerësojë këtë aftësi tuajën.

 

Kjo dhuratë Krishtlindjesh nuk është dhe aq e rëndësishme

Mos e mbingarkoni domethënien e atij objekti që sapo të është dhuruar, pavarësisht nëse është një mendim i thjeshtë ose një dhuratë me vlerë të jashtëzakonshme. Intensiteti i një marrëdhënieje matet me parametra të tjerë. Nëse ju ka dhuruar një fshesë me korrent, e ka bërë sepse ju keni nevojë dhe ai është një tip praktik, cilësi që është shumë e vlefshme në rrethana të tjera.

 

Vitin tjetër nuk do të ndodhë më!

Për të evituar që mbrëmja e Krishtlindjeve të kthehet në një moment pritshmërish zhgënjyese,  premtojini njëri-tjetrit se nuk do të bëni dhurata dhe vendoseni së bashku si do t’i shpenzoni ato para. Një udhëtim? Një fundjavë në banja termale? Disa rregullime në shtëpi? Një akt bamirësie në një organizatë humanitare? Ose shkoni bëni shopping së bashku...do të rrisë bashkëpunimin në çift.





loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Shprehini gjithmonë ndjenjat sepse mundësitë mund te humbasi...
RECETA E DITES

Oriz spanjoll
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: DHURATA IDE KRISHTLINDJET PARTNERI
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1612190046






Digitalb


UnionBank