Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ushtrimet e duhura për të rregulluar posturën e trupit
 
Shperndaje
ikub#: 1612210108
Të gjitha ushtrimet për të larguar dhimbjet dhe gungën më kurriz.
Qëndrimi i gjatë përpara kompjuterit shkakton dhimbje në fund shpinë dhe qafë. Me kalimin e kohës këto dhimbje dhe qëndrimi jo i duhur do të deformojnë edhe posturën e trupit dhe mënyrën si qëndroni.
 
Nga qëndrimi ulur përpara kompjuterit vijnë edhe shumë dëme të tjera në shëndet si trashje e belit dhe vitheve, sëmundjet e zemrës, dhimbjet e muskujve, kanceri etj. 
 
Prandaj personat që qëndrojnë ulur për orë të gjata duhet patjetër të merren me aktivitet fizik. Një ndër këto aktivitete është edhe joga.
 
Ja disa lëvizje të thjeshta të jogës në mënyrë që të përmirësoni posturën tuaj të trupit.
 
1-PLANK
 
Ky pozicion është që qëndroni drejtë me majat e gishtave dhe duke peshuar mbi duar si në foto. Trupi duhet të qëndrojë në vijë të drejtë dhe barku duhet mbajtur brenda. Koka duhet të qëndrojë drejtë. Qëndroni kështu sa të mundeni.
 
2-SPHINX
 
Kjo pozë është të qëndroni shtrirë dhe të harkoni pjesën e sipërme të kurrizit duke u mbështetur mbi bërryla. Kjo lëvizje do të aktivizojë muskujt e kraharorit. Majat e këmbëve duhet të qëndrojnë shtrirë.
 
3-COBRA POSE
 
Kjo është pak a shumë e njëjtë me pozicionin e  SPHINX por me ndryshim që trupi do të lakohet me shumë me krahët të jenë të shtrirë dhe jo më mbështetur mbi bërryla.
 
4-GOMUKASANA ARMS
 
Kjo pozë konsiston më bashkimin e krahëve prapa kurrizit. Duke qëndruar ulur mundohuni të kapni duart nga prapa si në foto. Kjo do të bëjë tërheqjen e muskujve në zonën e kurrizit dhe fund shpinës.
 
5-CAT AND COW POSE
 
Ky pozicion konsiston në qëndrimin përmbys mbi gjunjë dhe duar. Ndërsa kurrizi ngrihet lartë për disa sekonda dhe më pas futet brenda. Këto ushtrime ndihmojnë në formësimin e muskujve të kurrizit dhe barkut.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: JOGA PERMIRESIMI POSTURA POZICIONET USHTIMET

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved