5 gjëra që duhet të bëni menjëherë pas seksit    
Urinimi është maja e ajsbergut
Nga ikub.al 22 Dhj
 
0
0
Cila është rutina e duhur post-sex? Një higjenë e mirë duhet të jetë një rregull i domosdoshëm sidomos pas kontaktit seksual, pasi seksi mund të sjellë një mori bakteresh të reja, shmangia e të cilave është një sfidë për vaginën.
 
Pastrohuni me sapun pa aromë dhe ujë. Lubrifikantët seksualë dhe bakteret e gishtave, gojës, rektumit, mund të rrisin shanset për të zhvilluar një infeksion bakterial ose mykotik. Pastroni me një sapun jo-aromatik dhe ujë zonat tuaja intime në drejtimin para-pas. Pastrimi i brendshëm nuk është i nevojshëm. Vagina e bën vet ciklin e pastrimit që e mban atë të pastër dhe të balancuar.
 
Zhytuni në vaskë. Përveç se ju bën të ndiheni mbretëresha e seksit, shtimi i vajit ekstra të virgjër të kokosit në një banjë të ngrohtë mund të ndihmojë në hidratimin e zonës së vaginës dhe të qetësojë ënjtjet ose irritimin që ndodh gjatë aktit. Gjithashtu, redukton rrezikun për infeksione.
 
Pini pak ujë. Ashtu si pas palestrës, ju mund të keni nevojë për t’u hidratuar pasi keni humbur energji. Dehidratimi ndikon në gjithë trupin kështu që nëse goja juaj është e thatë dhe vagina juaj pas seksit ndihet si letër smeril, shkoni pini pak ujë. Do të ndihmojë të hidratoheni dhe të nxirrni jashtë bakteret e traktit urinar të shkaktuara nga fshikëza. 
 
Hani ushqime të pasura me probiotikë. Jogurti, kimchi, kombucha dhe ushqime të tjera të fermentuara kanë të njëjtat baktere të mira me ato që gjenden në vaginë. Duke ngrënë ushqime të tilla pas seksit, ju zëvendësoni bakteret e mira në trup, duke zvogëluar rrezikun për infeksione mykotike.
 
Rrini zhveshur. Pasi të jeni pastruar, mbani larg infeksionet e traktit urinar duke veshur të mbathura pambuku ose rrini pa të mbathura fare për më shumë oksigjen dhe qarkullim më të mirë gjaku. Shmangni materialet prej nejloni të cilat tërheqin lagështinë dhe ndihmojnë bakteret të zhvillohen.
 




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Radika Resort
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
MAX LED WALL Durres
Bukuria
(A do ta shfrytëzonit atë për karrierë?)

FILXHANI SOT

Ndërkohë qe meshkujt tregojnë aventurat qe nuk i kane pasur ...
RECETA E DITES

Montebioanco, ëmbëlsirë me gështenja
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Mos u mashtroni nga njerëz të tillë


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: o.zh
ikub #:
HIGJENA RITUALI SEKS ZAKONE
1612220132









Reklame
Raiffeisen


Reklame
Digitalb
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet