Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ku të përqendroheni për karrierën tuaj në 2017
 
Shperndaje
ikub#: 1612220102
Ju mund t’ia dilni mbarë.
Festat e fund vitit shoqërohen me disa ditë pushimi dhe me një analizë të plotë të vitit që kaloi. Gjithashtu personat fillojnë i vënë synime vetes lidhur me objektivat që do të arrijnë në 2017.
 
Pas pushimeve të gjithë do të rikthehen në  punë, por cilat duhet të jenë objektivat tuaja për 2017 në karrierë? Zbuloni disa pika që duhet të bazoheni për të ecur në karrierën tuaj.
 
1-Krijoni një plan afatgjatë lidhur me aspiratat tuaj në karrierë. Vendosni atë që doni të arrini dhe fokusohuni në gjetjen e  zgjidhjeve për t’ia arritur. Ngritja në karrierë kërkon kohë dhe shumë punë. 
 
2-Krijoni lidhje me njerëz jashtë punës tuaj. Njihuni dhe krijoni marrëdhënie me persona që mund t'ju ndihmojnë në karrierën që keni zgjedhur. 
 
3-Mirëmenaxhoni kohën tuaj lidhur me mesazhet. Inbox-i juaj mund të jetë plot me njoftime dhe mesazhe , prandaj kushtojini 30 minuta kohë çdo ditë për t'ju përgjigjur kërkesave të ndryshme.
 
4-Mësoni gjëra të reja dhe përmirësoni aftësitë tuaja. Zhvillimi personal është gjithmonë i vlefshëm dhe do t'ju ndihmojë ti arrini më lehtë gjërat në jetë.
 
5-Informuhuni gjithmonë lidhur me të rejat apo inovacionet që ndodhin në profesionin tuaj. Kjo do ju bëjë të jeni gjithmonë me hapin e  kohës.
 
6-Përmirësoni balancën tuaj punë-shtëpi. Kur lufton për karrierë, njerëzit e shtëpisë apo jeta personale mbetet pas dore. Prandaj mësoni të mbani një balancë të mirë mes punës dhe shtëpisë në mënyrë që të ndiheni të plotësuara dhe të lumtura. Mos bëni asnjë lloj pune nëse jeni në kohën që i kushtoni familjes tuaj. Prisni deri nesër për të zgjidhur atë problem.
 
7-Afrohuni më shumë me pronarin dhe punonjësit në zyrë. Duke qenë miq edhe puna do të shkojë më mirë dhe problemet do të zgjidhen më shpejtë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: 2017 AFTESITE FOKUSIMI KARRIERA PLANET

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved