Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si t’ia thoni fëmijëve se po divorcoheni?
 
Shperndaje
ikub#: 1612220087
Kur flitet për ndarje, mendimi shkon menjëherë tek fëmijët, edhe pse është një vendim qe e keni marre se bashku dhe me qetësi, burimi kryesor i dhimbjes janë gjithmonë ato.

Kur flitet për ndarje, mendimi shkon menjëherë tek fëmijët, edhe pse është një vendim qe e keni marre se bashku dhe me qetësi, burimi kryesor i dhimbjes janë gjithmonë ato. Nuk ekziston një rregull universal i vlefshëm për ti shpjeguar fëmijëve ndarjen e prindërve, mënyra e te thenit me shume varet nga mosha e fëmijës por edhe nga gjendja e tij shpirtërore. Ti besoheni një eksperti te kësaj fushe është gjithmonë një zgjedhje e mire. Psikoterapia ndihmon prindin dhe si pasoje sjell te mira edhe tek fëmija.



1. Kur ta thoni
Fillimisht është mire te dini se jo gjithmonë është e nevojshme te flisni apo ti shpjegoni fëmijës me fjale. Ne fakt deri ne moshën 4 vjeçare ekspertet mendojnë se është e kot te flisni për divorc me fëmijët ne këtë moshe. Sepse ne këtë faze rritjeje, fëmijët nuk mund te kuptojnë këto lloj konceptesh.



2. Te jeni gjithmonë te pranishëm
Një nder gjerat e para qe duhet te bëni është te bëni fëmijën tuaj tu ndjeje pranë ne mënyrë qe te mos perceptojnë ndjenjën e vetmisë, por te ndjejnë një dashuri konstante dhe te plote nga te dy prindërit.



3. Si ta thoni
Kur fëmijët kane moshën e duhur për te kuptuar një debat te tille duhet te flisni me ta sipas rasteve por është e rëndësishme te nënvijëzoni se prindërit e duan njeri tjetrin dhe gjithmonë do te duhen por ne një kontekst tjetër. Por kane vendosur te jetojnë ne dy shtëpi te ndara etj.



4. Te flisni ne te njëjtën mënyrë
Disa çifte preferojnë ta diskutojnë bashke me fëmijët ndarjen nder te tjerë preferojnë te flasin vetëm ne çift. Evitoni te ngatërroni idetë e fëmijës.



5. Mos flisni kurrë keq për prindin tjetër

Ekzistojnë rregulla precize për sa i përket diskutimit te ndarjes se fëmijëve. Një nder këto është te mos flisni keq për prindin tjetër. Ashtu siç është e rëndësishme qe mos e mësoni kurrë fëmijën te mbaje anën e njërit apo tjetrit prind, ndjenja hakmarrjeje, inate etj duhet te diskutohen larg prezencës se fëmijëve.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIVORCI FEMIJE NDARJA THENIE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved