5 Gabimet më të shpeshta që bëni ne arredimin e shtëpisë   
Kur zgjidhni arredimin e shtëpisë mund te bëni gabime te cilat është mire ti evitoni. Po perse?
Nga ikub.al 23 Dhj
 
0
0

Kur zgjidhni arredimin e shtëpisë mund te bëni gabime te cilat është mire ti evitoni. Po perse? Ndonjëherë e nga dëshira e madhe për te bere te bukur çdo ambient, here te tjera këshilloheni me njerëz te cilët nuk kane te njëjtat shije me ju duke përfunduar ne një gabim te vërtet. Por cilat janë gabimet me te shpeshta te cilat duhet te evitoni kur arredoni shtëpinë.

1. Te arredoni çdo gjë para se te futeni ne shtëpi

Kur jeni duke blere një shtëpi dhe dëshironi ta blini përfundoni duke shfletuar mijëra katalogë, duke kaluar dite te tera ne dyqane mobiliesh duke krijuar ide se si te arredoni shtëpinë. Nuk ka asgjë me te gabuar se te krijoni ide te tilla sepse vetëm duke jetuar do te kuptoni me te vërtet se çfarë ju nevojitet duke marre masat reale dhe te dini si te shfrytëzoni mire hapësirat. Kështu qe tregohuni te kujdesshëm.

2. Te arredoni shtëpinë si ne revista

Sa te bukura janë arredimet e shtëpive ne revista, tamam si ne ëndërr, ku çdo gjë është e re dhe shkëlqen. Çdo gjë është perfekte sa duket sikur jeni ne një muzeum. Nuk ka dyshim qe është diçka e bukur dhe askush nuk ju ndalon te bëni çdo dhome te shtëpisë glamour dhe ne tendence por mos harroni se shtëpia është vendi ku do te kaloni jetën kështu qe duhet te jete edhe funksionale.

3. Te nënvlerësoni ndriçimin

Keni kontrolluar burimin e dritës natyrale? Shtëpia juaj është e ekspozuar mire ndaj saj? Keni diell gjate ditës? Këto pyetje bëhen sepse zakonisht nuk i kushtojmë vëmendje këtij detaji te rëndësishëm duke nënvlerësuar kështu edhe dritën artificiale. Kjo duhet te zgjidhet ne baze te hapësirës por duhet te ndihmoje te ketë ndriçimin e duhur ne dhoma dhe ne vende ku zakonisht nuk ka shume drite.

4. Te gaboni kombinimet e ngjyrave

Shkalla e ngjyrave ka shume ngjyra dhe është mire te kuptoni si ti kombinoni ato me njëra tjetrën. Te përzieni shume nuanca midis tyre, te ftohta dhe te ngrohta, te zbehta dhe te theksuara nuk është e gabuar por tregohuni te kujdesshëm te mos e teproni.

5. Te miksoni shume stile te ndryshëm

Pas këshillave mbi ngjyrat nuk mund te mungojnë edhe stilet e ndryshme prezent ne shtëpi. Nëse keni menduar te arredoni ne stilin industrial mund te shtoni me siguri edhe ndonjë detaj ne stilin shabby chic. Te miksoni shume stile te ndryshme rrezikoni te bëni gjithçka te ngaterrueshme.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Radika Resort
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
Chez Moi
MAX LED WALL Durres
Bukuria
(A do ta shfrytëzonit atë për karrierë?)

FILXHANI SOT

Ndërkohë qe meshkujt tregojnë aventurat qe nuk i kane pasur ...
RECETA E DITES

Pilaf miks
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Mos u mashtroni nga njerëz të tillë


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
ARREDIM GABIME SHTEPI
1612230021









Reklame
Raiffeisen


Reklame
Digitalb
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet