Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Cilat janë 5 fazat e dashurisë dhe arsyeja pse njerëzit ‘ngecin’ në të 3-ën
 
Shperndaje
ikub#: 1612230129
“Duket se ajo/ai nuk ishte për mua”. Kjo është fraza që përdoret më shpesh nga ata që ndahen prej një lidhje dashurie.

“Duket se ajo/ai nuk ishte për mua”. Kjo është fraza që përdoret më shpesh nga ata që ndahen prej një lidhje dashurie. Ndoshta edhe ne e kemi thënë me veten të paktën një herë. Shpesh ndihemi konfuz se si një dashuri e vërtetë pas disa kohesh shndërrohet në asgjë.
Jed Diamond, një psikolog, i njohur ka arritur në një konkluzion pas 40 vitesh kërkimesh klinike, se shumica e njerëzve në fakt arrijnë ta gjejnë dashurinë e vërtetë në jetën e tyre. Por, problemi është se nuk ia dalin dot t’i kalojnë të pesta fazat e dashurisë, dhe përgjithësisht arrijnë vetëm tek e treta. Ja cilat janë ato.
 
1. Të biesh në dashuri
Të biesh në dashuri është faza kur e sheh veten tek jeton mes një reje hormonesh të lumtura. Është koha kur i projekton të gjitha dëshirat dhe shpresat tek partneri. Ai/ajo bëhet me shpejtësi njeriu ideal; nuk ka asnjë lloj defekti në sytë e tu. Ti beson se ai/ajo do të jetë në gjendje gjithmonë të plotësojë çdo dëshirë, dhe ti beson çdo fjalë që ai thotë. Besimi në dashurinë e vërtetë të bën që të mos dëgjosh asnjë zë skeptik në këtë moment
 
2. Të bëhesh çift
Në këtë fazë dashuria bëhet më e fortë. Filloni ta njihni njëri¬tjetrin më mirë dhe prezenca juaj nis të ketë efekt në të gjitha aspektet e jetës së partnerit. Kjo është koha e bashkimit dhe lumturisë. Në një pikë të caktuar, pas muajsh apo vitesh bashkëjetesë, kjo fazë mund të shoqërohet me ardhjen në jetë të një fëmijë, që vetëm sa e forcon më tepër lidhjen mes jush. Ndiheni të mbrojtur dhe të dëshiruar. Dhe, beson se përfundimisht ke gjetur njeriun që bën për ty – se lidhja jote është vendosur nga fati.
 
Kjo është periudha kur shpresat tuaja nisin të thërrmohen. Momenti kur të duket sikur ndjenjat e tua mund të zhduken për të mos u kthyer më. Partneri të duket i paparashikueshëm dhe sjellja e tij të mërzit në mënyra të ndryshme. Nis të ndiesh se do të shkëputesh prej tij ose i thua vetes se nuk është njeriu i duhur për ty. Të duket se nuk ka asnjë arsye të torturosh veten dhe partnerin në një marrëdhënie që nuk ka të ardhme.
 
4. Të krijosh një dashuri të vërtetë e të qëndrueshme
Nëse i mbyll sytë dhe përpiqesh të kalosh të gjitha pengesat në lidhjen tënde, mund të mbërrish në këtë fazë. Mendja jote tashmë është e lirë nga iluzionet të cilat i kishe projektuar tek partneri yt në fazat pararendëse. Personi që qëndron përballë teje nuk është ai me të cilin imagjinoje të ishe, por është një person real. Ti i pranon, dhe ç’është më e rëndësishmja, i kupton të metat e tij. Tani është momenti të shërohesh dhe të kalosh në fazën tjetër.
 
5. Të përdorësh fuqinë e dy njerëzve për të ndryshuar botën
Tani që e ke kuptuar se ke mësuar të kapërcesh mosmarrëveshjet dhe duke gjetur një lidhje të thellë, të fortë e të qëndrueshme, do të arrish në një përfundim edhe më çliruese: se të dy ju keni fuqinë për të ndryshuar diçka në këtë botë. Nuk do të jetoni së bashku vetëm për hir të njeri-tjetrit, por do të bëni një jetë në çift për hir të një kauze më të madhe. Mund të jetë që punoni bashkë, shkruani bashkë, krijoni diçka bashkë – mund të jetë gjithçka. Por vetëm kur filloni të funksiononi si një e vetme, pasi keni kaluar të gjitha fazat e mëparshme mund të thoni 100 për qind të sigurt: po, ky njeri është për mua.
loading...




Marre nga living.al
Shfleto artikuj te tjere per: DASHURIA FAZA NJEREZ

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved