Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Dhimbjet në fund të barkut gjatë shtatzënisë
 
Shperndaje
ikub#: 1612230066
Nuk keni pse te shqetësoheni zakonisht janë normale. Ne fakt ne pjesën me te madhe te rasteve behet fjale për shqetësime fiziologjike.

Nuk keni pse te shqetësoheni zakonisht janë normale. Ne fakt ne pjesën me te madhe te rasteve behet fjale për shqetësime fiziologjike. Vetëm ne disa raste kur dhimbja ne fund te barkut është e shoqëruar nga simptoma te tjera dhe shqetësime është konsideruar si një zile alarmi, një sinjal te cilin nuk duhet ta nënvlerësoni.

Perse behet fjale?

Normale dhe fiziologjike, shqetësimet te cilat shfaqen zakonisht gjate tremujorit te pare te shtatzënisë. Simptomat me te dukshme apo karakteristike ne këtë pjese te barkut tek femrat shtatzënë janë tensioni, djegie, spazma, pesha te ngjashme me dhimbjet e ciklit menstrual.

Shkaqet

Pasi te jeni siguruar nga lloji i shqetësimit është mire te kuptoni shkaqet se nga kane ardhur këto dhimbje. Nuk keni pse te krijoni ankth sepse dhimbjet ne fund te barkut ne shtatzëni ne jave e para janë normale. Këto shqetësime janë te lidhura me ndryshimin qe po pësojnë organet e brendshme te nënës duke filluar nga mitra e cila pak nga pak fillon te zmadhohet për ti lënë vend te mjaftueshëm foshnjës.

Çfarë te bëni

Dhimbjet ne fund te barkut zakonisht janë sporadike dhe te përkohshme dhe fillojnë te largohen brenda disa javëve kështu qe nuk ju nevojitet te bëni ndonjë kure. Mund te lehtësojnë shqetësimin masazhet e lehta ne mënyrë rrethore pranë zonës. Beni kujdes, nëse dhimbjet bëhen te shpeshta dhe te vazhdueshme te shoqëruara me kontraktime te përsëritura, ngërçe te forta dhe humbje hemorragjie, drejtohuni tek gjinekologu juaj menjëherë.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BARKU DHIMBJE SHTATEZENIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved