Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Shmangni dhimbjet e mesit me këto 5 lëvizje
 
Shperndaje
ikub#: 1612240051
Ushtrimet e duhura për të forcuar fundshpinën.
Çantat e rënda, ndjejtja ulur, ngritja e peshave ndikojnë të gjitha në dhimbjet e mesit duke e bërë të pamunduar kryerjen e aktiviteteve të ditës. Ka disa ushqime të thjeshta të cilat shërbejnë për të forcuar fundshpinën tuaj.
 
1- Renegade Rows
 
Qëndroni drejt përmbysur dhe mbajeni peshën e trupit me duart drejtë si në foto. Më pas mblidheni njërën dorë dhe qëndroni ashtu për disa sekonda. Këtë ushtrim përsëriteni edhe me dorën tjetër. Përsëriteni 12 herë me çdo dorë.
 
2- Bent-Over Reverse Flys
 
Qëndroni në këmbë drejt dhe përkuluni pak përpara. Më pas hapini të dyja krahët sa më mbrapa kurrizit deri sa të ndjeni tërheqjen e muskujve të pasëm. Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë.
 
3- Scapular Push-Ups
 
Merrni një distancë të largët mes duarve dhe këmbëve dhe peshoni mbi to. Qëndroni në majë të gishtave të duarve dhe këmbëve si dhe ngrini sa më shumë pjesën e fundshpinës.  Më pas kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
 
4- Supermans
 
Shtrihuni përmbys mbi dysheme dhe më pas ngrini vetëm duart dhe këmbët lart duke qëndruar me bark për disa sekonda. Më pas kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
 
5- Swimmers
 
Qëndroni shtrirë në dysheme me bark dhe ngrini njërën dorë dhe njërën këmbë të anëve të ndryshme. Më pas përsëriteni këtë ushtim me dorën dhe këmbën tjetër. Ushtrimet përsëriteni 15 herë për çdo anë.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DHIMBJET FUNDSHPINA MESI USHTRIMET

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved