Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Supë e ftohtë me avokado
 
Shperndaje
ikub#: 1612250057
Recetë e thjeshtë për t’u përgatitur…

Përbërësit:

-2 avokado

-250 ml jogurt

-50 gram fara kungulli

-3 yje anise

-1 limon (lëkura dhe lëngu)

-Gjysmë qepe e njomë

-Koliander

-Vaj ulliri eksta i virgjër

-Ujë

-Kripë

 

Përgatitja:

Merrni dy avokado jo shumë të pjekura, pritini përgjysmë, hiquni farat dhe me një lugë nxirruni tulin. Vendosni në mikser avokadot, jogurtin, qepën e njomë të prerë në feta, kolianderin, yllin e anisës, vajin e ullirit dhe pak tabasko. Nëse e doni pak më të lehtë, përdorni jogurt pa yndyrë.

 

Frulojini derisa të përftoni një krem të butë.  Nëse ju duket shumë e trashë, hidhini pak kripë dhe frulojeni përsëri. Në fund vendoseni në frigorifer të ftohet.

Servireni duke e dekoruar me fara kungulli dhe një degë koper. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AVOKADO RECETA SUPA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved