Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Xhelozia e sëmurë po më shkatërron fëmijën…
 
Shperndaje
ikub#: 1612250058
Më kontrollonte si të burgosur. Edhe pse prindërit e dinin, nuk më mbështetën asnjëherë që ta lija e të nisja një jetë të re.

Përshëndetje. Unë jam nëna e një vajze të vogël. Jetën time e çova dëm me partnerin e gabuar. U fejova me të nxitimthi pa u menduar gjatë. Më pëlqeu që ishte i pashëm dhe kishte lekë dhe nuk gjykova sa duhet për vlerat e tij. Edhe pse njeriu mund të ketë të meta, për  disa prej tyre nuk duhen mbyllur sytë se të shkatërrohet jeta. Pas martese ai më mbylli në shtëpi e nuk më linte të dilja. Të shkoja në asnjë vend. Madje as në dyqan nëse më duhej diçka urgjente. Qaja me orë të tëra, me ditë e me net. U ndava nga shoqet e shkollës, kurshërirat. Shkoja në shtëpinë e prindërve bashkë me të. Në çdo sebep ai ishte me mua. Nuk bëhej fjalë të filloja një punë. Ishte një xheloz i lindur e i sëmurë. Më kontrollonte si të burgosur.

Edhe pse prindërit e dinin, nuk më mbështetën asnjëherë që ta lija e të nisja një jetë të re. Me pak fjalë e pranuan të tillë. Kohët kaluan shpejt dhe unë një ditë mora vesh që isha tremuajshe shtatzënë. Atëherë planet që mund të kisha thurrur  në kokën time për të ikur nga ai, u shuan fare.  Nuk është njeri i keq, më do shumë, kujdeset të mos më mungojë asgjë dhe në një farë mënyre përpiqet të më kompesojë atë që më shkakton. Më bën të ndihem shumë e lumtur ndonjëherë, saqë harroj kafazin në të cilin jam mbyllur. Pastaj ka raste që posesiviteti dhe arbitrariteti i tij më acarojnë, më tërbojnë.

 

I kundërvihem, por ka shumë autoritet ndaj meje. Nuk kam forcë të bëj asgjë. Gjithsesi, jeta ime kështu ishte e thënë të jetohej dhe po pranoj të vuaj gabimet në zgjedhjet që bëra. Ajo që më shqetëson është fëmija im. Vajza po bëhet katër vjeç dhe ai nuk pranon në asnjë mënyrë ta çojmë në kopsht. Do të rrijë me mua në shtëpi derisa të shkojë në klasë të parë. Mua kjo gjë më duket jollogjike, e tmerrshme për një fëmijë. Ajo ka nevojë të dalë, ka nevojë për shoqe, të shoqërohet, të krijojë marrëdhënie me të tjerët. Por ai nuk pranon se nuk do që unë të dal nga shtëpia që ta çoj e ta marr nga kopshti. Jam e dërrmuar. Më dëshpëron kjo jet që po bëj…



Ventouris
ventouris


Postuar: 25 Dhj
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJE KOPSHTI SEMUNDJE XHELOZI

Albtelecom




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Digitalb

Digicom

Më të lexuarat


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved