Ventouris
Aktivitete të shëndetshme për t’u bërë para gjumit   
Çfarë mund të bëni në vend të kontrollimit të historive në rrjetet sociale?
Nga ikub.al 26 Dhj
 
0
0

Në vend që të kontrolloni telefonin ose të kaloni orë në rrjetet sociale në tabletin tuaj, pse të mos provoni diçka që është e shëndetshme? Studimet kanë treguar se njerëzit që përdorin telefonat ose pajisjet e tjera elektronike para se të shkojnë në shtrat janë më pak të prirur të kenë një pushim të mirë gjatë natës, krahasuar me personat që nuk i përdorin këto pajisje. Drita e emetuar nga smartphonët dhe tabletat ndikon në cilësinë e gjumit tuaj. Është koha t’i mbyllni dhe të shijoni disa orë paqe. Çfarë mund të bëni në vend të kontrollimit të historive në rrjetet sociale? Ka shumë zgjedhje të shëndetshme të cilat duhet t’i provoni për të përjetuar ndryshime në shëndetin fizik dhe mendor.

 

Flisni me partnerin tuaj

Nëse jetoni me partnerin, familjen apo miqtë, bisedoni pak para se të flini. Në vend të chatit online, të bisedosh ballë për ballë mund të ndikojë në reduktimin e stresit. Kjo ju bën të flini më shpejt dhe redukton shanset për t’u zgjuar nga gjumi në mes të natës. Nëse jetoni vetëm, telefononi familjen ose miqtë.

 

Lexoni

Ne mund të shohim filma ose lajmet para se të shkojmë të flemë, por asgjë s’mund ta qetësojë mendjen tonë më mirë se një lexim i mirë. Kjo është një mënyrë për të qetësuar trurin dhe në të njëjtën kohë për të rritur funksionin e tij. Leximi i një libri të mirë ju ndihmon të arrini një gjendje relaksi të trurit dhe trupit para gjumit. Gjithashtu ju sjell gjumin më shpejt se në rastet kur kontrolloni telefonin apo televizorin. Studimet kanë treguar se leximi ndihmon në përmirësimin e gjumit. Leximi i diçkaje qetësuese  ose tërheqëse ju ndihmon të bëni një gjumë më të thellë.

 

Meditoni

Të gjithë e dimë se sa i mirë është meditimi për trupin dhe mendjen tonë.

Disa ushtrime të thjeshta frymëmarrjeje para gjumit jo vetëm që do t’ju ndihmojnë të flini më shpejt, por do të relaksojnë trupin, do t’ju japin një gjumë më të mirë dhe të përmirësojnë funksionin e trupit ndërsa flini. Edhe në disa minuta meditimi mund të bëjë mrekulli. Provojeni për disa ditë rresht dhe shihni diferencën e ndjeshme në ciklin tuaj të gjumit. Ju mund të performoni lloje të ndryshme të meditimit.

 

Banjë ose dush i ngrohtë

Të flini pasi keni bërë një dush ose jeni zhytur në vaskë të ngrohtë, ju jep ndjesinë sikur sapo hidheni në shtrat pas një dite të gjatë në punë. Trupi juaj tenton të jetë më i ngrohtë gjatë gjumit. Kjo është arsyeja pse ne tentojmë të flemë më shpejt në mot të ngrohtë se sa në mot të ftohtë. Temperatura ideale është 20 gradë. Duke bërë një banjë të ngrohtë, trupi juaj e arrin këtë temperaturë më shpejt.

 

Marrëdhënie seksuale

Marrëdhëniet seksuale ndihmojnë në prodhimin e hormonit oksitocin. Ky hormon i të ndjerit mirë ndihmon në reduktimin e kortizolit. Prapa marrëdhënieve seksuale qëndrojnë shumë  benefite shëndetësore si përmirësimi i qarkullimit të gjakut dhe funksionit të zemrës.

 

Pini një çaj

Tipe të ndryshme të çajit përmbajnë tipe të ndryshme benefitesh. Kërkoni për lloje që përmbajnë veti qetësuese si çaji i kamomilit. Ngrohtësia e filxhanit në duart tuaja dhe gjatë pirjes është komode dhe relaksuese. Kthimi i këtij veprimi në një praktikë është një ritual i shëndetshëm. Ndihmon në tretjen dhe lirimin e stresit. Pijeni para se të shkoni në shtrat.





loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Shprehini gjithmonë ndjenjat sepse mundësitë mund te humbasi...
RECETA E DITES

Oriz spanjoll
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: AKTIVITETE GJUMI HISTORI RRJETET SOCIALE
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1612260097






Digitalb


UnionBank