Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Sallatë Cezar me pulë dhe salcë
 
Shperndaje
ikub#: 1612260017
Receta e Dites


Përbërësit

- 250 gr gjoks pule
- 10 gjethe sallate jeshile
- 1 karote
- 1 limon
- 1 luge kos natyral
- 1 luge aceto molle
- 15 gr djathë i grire
- 1 fete buke
- 1 qepe e vogël
- 1 luge mustarde
- gjysme gote vere e bardhe
- vaj ulliri
- kripe

Përgatitja

Pastroni mire qepen dhe largoni bishtat jeshil, qëroni karotën dhe lajeni, pritni ne feta limonin. Ne një ene hidhni gjysme litër ujë me pas shtoni verën, karotën, qepen dhe 2 feta limon. Lërini përbërësit te vlojnë dhe me pas shtoni pak kripe dhe pulën dhe lërini ne zjarre për 15 minuta. Kulloni mishin dhe lëreni te ftohet. Ndërkohë, pritni fetën e bukës ne kuba te vegjël dhe thekini ne furre te nxehte me 180'C për 2-3 minuta. Lani mire gjethet e sallatës jeshile dhe me pas copëtojini me dore. Pritni gjoksin e pulës ne shirita te holle. Vendosni ne një ene gjethet e sallatës, djathin e grire dhe copat e thekura te bukës dhe përziejini te gjithë përbërësit me kujdes. Ne një ene tjetër hidhni vajin dhe aceton rregulloni me kripe, shtoni mustardën dhe kosin dhe përziejini mire salcën derisa te formoni një mase homogjene dhe rregulloni sallatën Cezar me salcën qe përgatitët vetëm një minuta para se ta shërbeni.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI PULA RECETA SALLATA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved