Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të largoni në kohë rekord simptomat e gripit?
 
Shperndaje
ikub#: 1612260155
Me ushqimet e duhura, pirjen e sa më shumë lëngjeve dhe pushimit të duhur, simptomat e gripit do të largohen shumë shpejt...

Gripi mund të shndërrohet në një problem shqetësues kur nuk kujdeseni menjëherë. Thjesht imagjinoni që do të përballeni me ethet, hundët e zëna, dhimbjen e fytit, hundët e bllokuara apo edhe të dridhurat dhe djersitjen e tepërt.  Kjo situatë mund t’ju prishë shumë punë sidomos nëse keni një mal me gjëra për të bërë. Pirja e medikamenteve ju qetëson përkohësisht, kështu që duhet të keni parasysh disa këshilla për t’i larguar njëherë e mirë simptomat e gripit.

 

Merrni mjaftueshëm vitaminë C. Kur imuniteti jonë ulet, ne bëhemi më të priru të prekemi nga probleme shëndetësore si i ftohti apo gripi. Kjo është arsyeja pse duhet t’i kushtoni rëndësi furnizimit të trupit me vitaminë C. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar sepse e forcon atë duke ju mbrojtur kundër sëmundjeve të ndryshme. Përveç marrjes së suplementeve të vitaminës C si acidi absorbik, ju gjithashtu mund të konsumoni fruta si limonat, portokallet, limat  sepse janë të pasura me vitaminë C.

 

Shfryni hundët butë. I ftohti mund t’i lërë hundët me mukus, çka ju bën të keni nevojë t’i shfryni ato. Gjithsesi, duhet të keni shumë kujdes sepse mund të dëmtoni pasazhet nazale të cilat mund t’ju japni dhimbje veshi.

 

Qëndroni të hidratuar. Hidratimi është shumë i nevojshëm, sidomos në rastet kur gripi shoqërohet me të vjella ose diarre. Kur ju humbisni shumë lëngje, shanset janë të dehidratoheni, duke humbur aftësinë për të luftuar viruset brenda jush. Pirja e 8-10 gotave ujë në ditë rekomandohet me rreptësi. Lëngjet e shtrydhura të frutave gjithashtu funksionojnë mirë.

 

Gargarë. Nëse gripi shoqërohet me dhimbje fyti, gargarat ndihmojnë në lehtësimin e inflamacionit. Thjesht tresni një lugë çaji kripë në ujë të ngrohtë dhe bëni gargarë me të. Bëjeni këtë 4 herë në ditë për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të fytit.

 

Pushoni. Gripi mund të mos ketë efekte kaq të mëdha negative sa sëmundje të tjera, por ai mund të zgjasë më shumë se një javë nëse ju nuk i jepni trupit kohë për të pushuar dhe për t’u shëruar. Trupi juaj do t’ju falenderojë dhe shenjat e gripit  do të zhduken menjëherë.

 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GRIP LARGIMI SIMPTOMA USHQIME

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved