Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Të bëheni baba, këshilla për të përballuar më mirë ditët e para
 
Shperndaje
ikub#: 1612260053
Te bëheni prindër është një eksperience unike duke përfshirë nënën dhe babain duke i dhuruar atyre momente gëzimi por edhe vështirësi.

Te bëheni prindër është një eksperience unike duke përfshirë nënën dhe babain duke i dhuruar atyre momente gëzimi por edhe vështirësi. Me lindjen e foshnjës instinktivisht e gjithë vëmendja i drejtohet te porsa lindurit dhe nënës por ne te vërtet edhe figura atërore nuk duhet nënvlerësuar sepse edhe baballarët janë te mbështjellur nga emocionet dhe përgjegjshmëria. Ja disa këshilla për baballarët e rinj ne mënyrë qe te përballojnë sa me mire ditët e para me te porsalindurin.

1. Babai dhe lindja

Lindja nuk është një pjese e shtatzënisë qe prek vetëm nënën përkundrazi është një moment i rëndësishëm për te dy prindërit. Nënës i nevojitet mbështetja e babait ne një akt kaq te rëndësishëm thjesht edhe si prezence. Sigurisht qe baballarët nuk janë te detyruar te futen ne sallën e lindjes por sipas psikologeve, një lindje e përjetuar se bashku është një event emocionues qe i bën mire çiftit.

2. Fillimi i aventurës

Muajt e shtatzënisë kane kaluar dhe lindja po ashtu por tashme fillon një aventure e vërtet. Është e gabuar nëse mendoni qe ne muajt e pare te jetës se foshnjës vetëm nena duhet te kujdeset për foshnjën. Por ne te vërtet i takon edhe babait te ndihmoje ne kujdesin ndaj foshnjës.

3. Te marr disa dite pushim

Nëse impenjimet e punës e lejojnë është e rëndësishme qe babai te jete prezentë ne momente te tilla.

4. Një ndihme e rëndësishme për te gjithë familjen

Roli i babait ne ditët e para pas lindjes mund te jete shume i rëndësishëm duke ndihmuar ne shtëpi por edhe duke mbështetur nënën.

5. Babai dhe vizitat e para tek pediatri

Për te qene një baba i pranishëm qe ne ditët e para ai duhet te shoqërojë nënën dhe foshnjën për kontrollet tek pediatri, prezenca e tij është shume e rëndësishme për nënën ne mënyre qe ajo te ndjehet emocionalisht me e qete.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BABA FOSHNJA KESHILLA LINDJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved