Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 poza për të kapërcyer stresin në dy minuta
 
Shperndaje
ikub#: 1612270128
Ja 5 pozicionime të trupit të cilat ju ndihmojnë të largoni stresin në dy minuta dhe të besoni në sukses!

Psikologia sociale Amy Cuddy thotë se gjestet tona përcaktojnë atë që njerëzit mendojnë për ne. Për më tepër, ato ndikojnë në vetëbesimin tonë. Sipas saj, ka disa pozicionime të cilat e orientojnë trupin tonë drejt fitores!

Gjuha e trupit ka ndikim  në situata të ndryshme të jetës sonë si  prezantimet, intervistat e punës apo e folura në publik. Gjestet dhe qëndrimet tona influencojnë mendjen tonë gjithashtu. Kafshët tentojnë të marrin më shumë hapësirë për të treguar që janë të fortë. E njëjta gjë funksionon edhe me njerëzit: ne hapemi kur ndihemi me vetëbesim dhe strukemi në rastet kur ndihemi të pafuqishëm.

Mendja jonë influencon trupin. Njerëzit e suksseshëm janë më optimistë dhe me vetëbesim, ata marin përsipër rreziqe më shpesh dhe nuk kanë dyshim se do të fitojnë. Njerëzit e fortë kanë një nivel të lartë të testosteronit (hormon i lidershipit) dhe një nivel të ulët të kortizolit (hormoni i stresit). Kjo do të thotë që ata janë më shumë rezistentë ndaj stresit.

Amy Cuddy kreu një eksperiment ku njëri grup shfaqte postura të fuqishme, kurse tjetri postura të pafuqishme. Eksperimenti i parë provoi se në rastin e pozave të  fuqishme testosteroni rritej me 20% dhe kortizoli zvogëlohej me 25%. Tjetri tregoi se punëmarrësit zgjodhën kandidatët me postura të fuqishme para intervistës së punës.

A mund ta përdorim këtë në jetën reale? Kjo është ajo që Amy këshillon të bëni para një takimi të rëndësishëm : kur t’ju duhet të përballeni me një situatë stresuese, qëndroni vetëm dhe merrni qëndrim të fuqishëm për dy minuta.

Trupi ynë ndryshon vetëdijen tonë, vetëdija jonë ndryshon sjelljen tonë dhe sjellja jonë ndikon në rezultatin e një situate që është e rëndësishme për ne. Kujtoni këtë dhe fitoni!

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KAPERCIM LARGIM POZA STRES

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved