Salla e ngrënies në stilin anglez
 
Shperndaje
ikub#: 1612270069
Stili anglez është me te vërtet tërheqës ne shtëpi, komod dhe i bukur, i jep shtëpisë një atmosfere unike. Por si mund te arredoni një salle ngrënie ne stilin anglez me mobiliet e duhura?
FOTO GALERI
1/10
1

Stili anglez është me te vërtet tërheqës ne shtëpi, komod dhe i bukur, i jep shtëpisë një atmosfere unike. Por si mund te arredoni  një salle ngrënie ne stilin anglez me mobiliet e duhura? Ne te vërtet stili anglez ne shtëpi mund te ketë mënyra te ndryshe duke filluar nga stili klasik, country dhe kontemporan.



1. Salla e ngrënies ne stilin anglez klasik
Ky lloj stili është një must have për sa i përket arredimit te shtëpisë. Karrige me mbushje, llambadar te varur prej kristali, perde te renda dhe letër murale janë elementet qe e bëjnë këtë tip arredimi me te vërtet elegant dhe te rafinuar.



2.

Salla e ngrënies ne stilin anglez country
Ne përgjithësi kur flasim për sallën e ngrënies ne stilin anglez mendojmë për stilin country me mobilie prej druri ne ngjyre te erret. Atmosfera british shfaqet mbi te gjitha nga muret te cilët janë te veshur me dru si pub-et irlandez apo skocez dhe pamje rustike por elegante qe bie ne sy nga tapiceria e karrigeve apo divaneve. Një element me te vërtet unik ne një ambient british është ora e varur e shtëpive provinciale angleze.



3. Salla e ngrënies ne stilin anglez kontemporan
Miksimi i stilit anglez klasik dhe atij country i jep jete stilit kontamporan por duke ruajtur atmosferën tipike. Dyshemeja ne sallën e ngrënies mund te jete parket apo qeramike e ngjyrosur ndërsa për sa i përket abazhurëve zgjedhja është padyshim klasike.


 

Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ANGLEZ NGRENIA SALLA STILI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved