Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Shtatzënia ndryshon trurin e femrave duke i bërë mama më të mira
 
Shperndaje
ikub#: 1612270088
Jeni duke menduar për të bërë një fëmijë, por keni frikë se nuk do të jeni mama të mira? Shkenca ka dhënë një përgjigje ngushëlluese për të gjitha nënë a e reja.
Shtatzënia shkakton ndryshime në trurin e nënave të reja, duke e bërë atë më të aftë për tu kujdesur për fëmijën e saj.
 
Studimi është kryer nga disa shkencëtarë spanjoll, të cilat janë të parët që bënë një studim të tillë për të vëzhguar ndryshimet afatgjata që shkakton shtatzënia. Studimi u publikua në reviztën Nature Neuroscience.
 
Sipas tyre shtatzënia shkakton ndryshime afatgjata në tru, të paktën deri në 2 vite pas lindjes, përveç ndryshimeve hormonale dhe kimike me trupin.
 
Studimi u krye në 25 nënë të reja, para dhe pas lindjes së tyre. Atyre u bë një rezonancë magnetike në tru dhe u bë krahasimi i tyre si ishte para dhe pas lindjes së fëmijës. Gjithashtu u skanuan edhe disa femra, të cilat nuk kishin qenë asnjëherë shtatzënë.
 
Nënat shtatzënë pas lindjes kanë përjetuar një zvogëlim të materies gri të zonës së trurit, pjesë që shërben për njohjet sociale dhe aftësinë për të menduar dhe ndjerë për të tjerët. Ky zvogëlim truri nuk u pa as tek meshkujt dhe as tej femrat jo shtatzënë.
 
Shkencëtarët e studimit mendojnë se kjo gjë ndodh pas në këtë mënyrë truri krijon vend dhe hapësirë për tu vendosur rrjete me të specializuara dhe efikase të zbulimit të nevojave të fëmijës dhe gjendjes së tyre emocionale.
 
Këto ndryshime janë aq të dukshme sa një skaner i trurit mund të zbulojë nëse një femër ka qenë apo jo shtatzënë në të kaluarën dhe se sa fëmijë mund të ketë pasur.
 
Humbja e materies griu nuk lidhet me ndonjë ndryshim në kujtesën apo njohjen e gjërave nga nënat e reja. Por këto ndryshime lidhen me aftësitë dhe menaxhimin më të mirë të sfidave të mëmësisë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FEMRAT NDRYSHIMI NENAT E REJA SHTATZANIA TRURI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved