Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
6 ushtrimet më të mira fizike për personat që vuajnë nga astma
 
Shperndaje
ikub#: 1612280173
Më poshtë janë ushtrimet që duhet të provoni nëse vuani nga astma:

Ushtrimet janë shumë të rëndësishme për njerëzit me astmë. Ato ndihmojnë në fuqizimin e muskujve të mushkërive, si rrjedhim në përmirësimin e funksionit të mushkërive dhe forcimin e zemrës, duke e bërë më pak të lodhshme frymëmarrjen. Sa më shumë të ushtroheni, aq më tolerante do të jenë zemra dhe mushkëritë ndaj efekteve të  tendosjes.

 

Noti

Noti konsiderohet të jetë një nga ushtrimet më të mira për astmën sepse ndihmon në ndërtimin e muskujve që përdoren për  të kryer frymëmarrjen. Është ideal për astmën sepse ju thithni ajër i cili është i ngrohtë dhe me lagështi të lartë.

 

Yoga

Yoga është një tjetër aktivitet që është i mirë për njerëzit me astmë. Kjo për shkak se ushtrimet e frymëmarrjes, ndihmojnë në aktivizimin e më shumë zonave të mushkërive.

Studimet kanë treguar se personat që praktikojnë yoga Hatha, për të paktën dy orë e gjysmë në javë, për 10 javë, ishin të aftë të reduktonin mjekimin e tyre të astmës.

 

Ecje

Studimet kanë treguar se personat që bënin ecje 3 herë në javë për 12 javë, shfaqën përmirësim të kontrollit të astmës dhe niveleve të tyre të fitnesit pa pësuar atak. Gjysmë ore ecje me 5 minuta nxemje dhe 5 minuta qetësim, janë Ok. Kjo mund të quhet një ecje e moderuar.

 

Arte marciale

Artet marciale në përgjithësi kryhen në ambiente të mbyllura dhe përfshijnë lëvizje të shkurtra që ju mbajnë në formë, ju ndihmojnë të tonifikoni muskujt dhe të zhvilloni trupin e mendjen.

 

Golf

Golfi nuk është i mirë vetëm për mendjen, por parandalon dhe atakun e astmës; alternon lëvizje dhe ecje drejt një niveli tjetër. Kujdes! Duke qenë se golfi luhet në mjedise të hapura, mund të ekspozoheni para rrezikut të pelenave.

 

Sporte në ekip

Këtu përfshihen sporte si futbolli, basketbolli, volejbolli. Duke vrapuar pas topit, ju arrini një stërvitje të shkëlqyer.

 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ASTMA FIZIKE PERSONA USHTRIME

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved