Viti i Ri 2017, çfarë të vishni   
Ka ardhur momenti te mendoni për veshjen e mbrëmjes se fundit te vitit e cila do te vishet për një rast te veçante.
Nga ikub.al 28 Dhj
 
0
0

Ka ardhur momenti te mendoni për veshjen e mbrëmjes se fundit te vitit e cila do te vishet për një rast te veçante. Edhe pse te gjitha veshjet për Vitin e Ri kane disa element te përbashkët, kompozimi i tyre duhet te jete i ndryshëm nëse do te kaloni këtë festë ne një ambient te veçante, ne shtëpi apo ne rrugët e qytetit.

Nga brande te ndryshme vijnë propozime te shumta. Ne mënyre qe te mos jeni te papërgatitura ne natën me te gjate te vitit po ju tregojmë disa këshilla te nevojshme për sa i përket veshjes, nga koka tek këmbët, nga veshja intime tek pallto.



1. Fustani
Fustanet janë ato qe preferohen me shume për sa i përket kësaj feste. Nëse do te shkoni me miqtë ne diskoteke, duke qene se është një ambient shume i ngrohte është me mire nëse synoni për një fustan mini prej tyli apo për një bluze dhe pantallona te gjera, një ide e bukur është te preferoni edhe jumpsuit prej veluri. Nëse do te kaloni natën e Vitit te Ri ne një restorant me mire nëse zgjidhni një fustan elegant për ta kombinuar me një xhakete klasike. Ndërsa nëse keni vendosur ta kaloni festen ne rrugët e qytetit do te jete me mire nëse preferoni një veshje te ngrohte si për shembull një fund apo fustan te leshte, geta te trasha, çizme dhe pelice.



2. Xhaketa
Për një klime me te ftohte apo për ato qe dëshirojnë te shohin fishekzjarrët e mesnatës jashtë është e këshillueshme te synoni për një pallto te leshte apo një xhup te mbushur. Nëse keni vendosur për te veshur pallton do te keni një look shume shik ndërsa nëse vishni xhup do te keni një pamje sportive dhe me praktike.



3. Aksesoret
Një vëmendje e madhe shkon edhe për aksesoret te cilët nuk mund te mungojnë ne një nate elegante. Nëse keni vendosur qe natën e Vitit te Ri ta kaloni ne lëvizje me mire nëse preferoni një çante qe varet ne qafe dhe këpucë komode për një pamje rinore dhe rock duke i shoqëruar me një pale çizme. Për një rast me formal si për shembull ne një restorant me mire nëse synoni për një pale këpucë dekolte dhe një çante dore. Aksesoret për flokë ne këtë rast zënë një vend te veçante. Çdo gjë varet nga modeli juaj i flokëve.



4. Intimet
Ne te vërtet intimet ne këtë mbrëmje zënë një vend me te vërtet te rëndësishëm. Tradita kërkon qe femrat por edhe meshkujt te veshin intime ne ngjyre te kuqe, një ngjyre kjo prej kohesh fatsjellëse për vitin e ri. Kështu mund te synoni për intime tyli për një pamje seksi ose te mëndafshta për një pamje me elegante, nëse preferoni diçka me rinore atëherë synoni për intime me stampa apo shkrime.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Radika Resort
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
MAX LED WALL Durres
Bukuria
(A do ta shfrytëzonit atë për karrierë?)

FILXHANI SOT

Suksesi nuk është gjithmonë ai qe shihet me sy te lire.
RECETA E DITES

Lulelakër e aromatizuar
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Tronditja që mora nga përgjigjia e tij ishte e dyfishtë…


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
1612280009









Reklame
Raiffeisen


Reklame
inTV