Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Keni shpesh duar të ftohta? 5 shkaqe që nuk duhet ti nënvlerësoni
 
Shperndaje
ikub#: 1612290094
Gjate dimrit është normale te keni duar te ftohta sidomos nëse nuk i mbroni ato ne mënyrë e duhur duke mbajtur një pale dorashka

Gjate dimrit është normale te keni duar te ftohta sidomos nëse nuk i mbroni ato ne mënyrë e duhur duke mbajtur një pale dorashka. Por nëse problemi i duarve te ftohta është prezent edhe pse ambienti është i ngrohte atëherë është mire ti kushtoni vëmendje. te keni duar te ftohta nga natyra nuk është një simptomë i një problemi shëndetësor, por nëse vëreni probleme te tjera është mire te drejtoheni tek mjeku i familjes.



1. Duhani
Duhanpirësit kane me shume mundësi te kenë duar te ftohta sepse duhani zvogëlon enët e gjakut dhe ul prodhimin e rruazave te kuqe. Kështu këto dëme te duhanit përkthehen ne duar te ftohta, anemi, marrjemendsh.



2. Hipotiroidet
Kur tiroidet prodhojnë me pak hormon te nevojshëm behet fjale për hipotiroide e cila sjell dhe ngadalësim te metabolizmit, shtim ne peshe, ndryshime ne lëkurë, flokë, ne duar dhe ne këmbë te cilat shpesh janë te ftohta.



3. Stresi dhe ankthi
Ankthi nëse është i shoqëruar me kriza paniku sjell iperventilim qe do te thotë shtim te frymëmarrjes duke rritur kështu edhe rrahjet e zemrës. Këto dy fenomene te kombinuara se bashku influencojnë ne qarkullimin normal te gjakut ne duar dhe këmbë. Kështu qe është mire te mësoni te mbani nen kontroll ankthin apo stresin.



4. Fenomeni i Raynaud
Është një patologji mjaft e rralle dhe zakonisht zilja e alarmit te lidhura me patologji te tjera si për shembull me sistemin kardiak. Kështu nëse përveç ftohjes se duarve vëreni dhe ndryshim te ngjyrës se gishtave si për shembull (gishta shume te bardhe apo blu) dhe fryrje është mire te flisni me mjekun.



5. Anemia
Duar dhe këmbë te ftohta, thonj qe thuhen lehte, flokë qe bien këto janë disa nga simptomat e anemisë. E lehte për tu diagnostikuar dhe kuruar.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DUAR FTOHJA SHKAK

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved