Ventouris
Si të kombinoni bukur çizmet   
Ja disa këshilla fashion për te mos gabuar kur veshim çizmet.
Nga ikub.al 29 Dhj
 
0
0

Jo gjithmonë është e thjeshte te kuptoni si te kombinoni çizmet me veshjet pa gabuar, koleksionet e reja propozojnë here pas here forma te reja, krijime fashion qe ndonjëherë na vene ne vështirësi ne zgjedhjen e veshjes.

Çizme te sheshta, me taka, versione ne lëkurë mat apo kamosh, nen gjunjë apo mbi to. Ja disa këshilla fashion për te mos gabuar kur veshim çizmet.



1. Look me çizme te zeza
Çizmet e zeza janë modelet me te preferuara dhe te cilat vishen me shpesh nga femrat, kjo për shkak te përshtatjes se tyre me shume look te ndryshëm. Dashamirëset e veshjeve casual chic i veshin çizmet mbi pantallona te zeza apo jeans duke i kombinuar me pallto te shkurtra apo midi. Te kombinuara me geta ne ngjyre te erret, çizmet e zeza janë perfekte për ti veshur me funde ne te njëjtën ngjyre por edhe me ngjyra me gjallëruese si e kuqja, bluja apo bezha.



2. Çizmet mbi gjunjë
Një tendence shume e njohur ne vitet e fundit është ajo për te veshur çizmet mbi gjunjë. Behet fjale për modele te cilat këshillohen te vishen vetëm nga ato femra qe kane një trup te holle. Ne te vërtet nuk është shume e këshillueshme te vishen mbi pantallona, ndërsa pamjet me te bukura janë ato me pulovra maxi te leshta apo me funde mini prej lëkure.



3. Çizmet nen fustane dhe funde
Ne krahasim me këpucët dekolte çizmet kane një stil me casual dhe për këtë arsye është mire te evitoni ti kombinoni me fustane te ngushte pas trupit por duke preferuar funde apo fustane me te gjere. Çizmet kafe kombinohen bukur me veshje te kuqe dhe blu te erret. Nëse ju pëlqen te visheni ne stilin punk chic atëherë mund te kombinoni fundin tuaj prej tyli midi apo te gjate me një pale çizme anfib. Dashamirëset e një pamjeje me klasike mund te zgjedhin te kombinojnë fundet me çizmet riding boots.





loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Pak rëndësi ka nëse keni stil, reputacion apo para, nëse nuk...
RECETA E DITES

Pilaf me perime
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: CIZME KOMBINIMI LOOK
Postuar nga: a.k
ikub #:
1612290008






Digitalb


UnionBank