Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Tavë me patate dhe kërpudha
 
Shperndaje
ikub#: 1612290009
Receta e Dites

Përbërësit

- 400 gr patate
- 400 gr kërpudha
- 2 qepe
- 1 tufe majdanoz
- 50 gr djathë i bute
- 70 gr gjalpë
- 6 veze
- 5 luge qumësht
- 30 gr thërrime buke
- kripe, piper

Përgatitja

Lani mire patatet, vendosini ne një ene me ujë dhe shtoni pak kripe dhe lërini te ziejnë për rreth 40 minuta nga momenti i vlimit. Me pas kullojini, qërojini dhe pritini ne feta. Ndërkohë pastroni mire kërpudhat dhe pritini ne feta. Qëroni qepet dhe pritini ne feta. pastroni majdanozin, thajeni dhe grijeni holle. Pritni ne feta djathin. Ne një ene shtoni 20 gr gjalpë dhe vini për te skuqur qepet derisa te bëhen transparente, bashkoni kërpudhat, kriposini dhe aromatizoni me piper dhe vazhdoni ti lini ne zjarre për 10 minuta. Me pas hiqini nga zjarri dhe shtoni majdanozin. Ne një ene qëroni vezët, hidhini kripe dhe piper dhe rrihini me një pirun me pas shtoni qumështin. Lyeni me gjalpë një tave dhe vendosni një shtrese me thërrime buke dhe me pas vazhdoni me shtresat e patateve dhe kërpudhave dhe djathin, shtoni edhe gjalpin qe ju ka mbetur ne copa. Hidhni sipër përbërjen me veze dhe futeni tavën ne furre me 200'C për rreth 20 minuta derisa sipërfaqja te marre një ngjyre te arte. Shërbejeni tavën aty ku e gatuat.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI KERPUDHA PATATE RECETA TAVE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved