Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
6 arsye për të konsumuar fiq të freskët ose të thatë
 
Shperndaje
ikub#: 1612300161
Me prejardhje nga pema ficus e cila i përket familjes “mulberry”, është shumë e lehtë të biesh në dashuri me fiqtë.
Fiqtë kanë shije të ëmbël dhe përbërje të përtypshme, me fara të vogla dhe krokante. Duke qenë se ata nuk kanë jetëgjatësi të madhe, zakonisht konservohen, duke ju lejuar t’i shijoni në çdo kohë të vitit. 
 
Të pasur me fibra dietike dhe me sasi të larta të vitaminës B6 ose piroksidinës, vitaminës B5, bakrit, kalciumit, manganit dhe kaliumit, nuk ka dyshim që fiqtë janë të shëndetshëm për ju. Megjithatë, si çdo frut tjetër, ata duhen konsumuar me moderim. 
 
Kur blini fiq të freskët, tentoni të zgjidhni variante të errëta, veçanërisht ato që janë në ngjyrën e kumbullës. Ruajini në frigorifer për më shumë jetëgjatësi. Megjithatë, është e vështirë që ky frut të rezistojë më shumë se dy ditë dhe për këtë arsye, fiqtë e thatë gjenden gjithandej. Disa arsye të mira pse duhet t’i përfshini fiqtë në dietën tuaj të përditshme janë:
 
1. Ato ndihmojnë në lëvizjen e rregullt të zorrëve duke parandaluar kapsllëkun.
 
2. Ngrënia e tyre me moderim ndihmon në promovimin e humbjes së peshës.
 
3. Fiqtë ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit për shkak të pektinës së gjendur në to.
 
4. Konsumimi i fiqve ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
 
5. Prania e kalciumit tek fiqtë ndihmon në luftën kundra osteoporozës.
 
6. Fiqtë janë të mirë për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ARSYEJA FIQ KONSUMI SHENDET

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved