Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të përdorni bukur ngjyrën jeshile në shtëpi
 
Shperndaje
ikub#: 1612310006
Ngjyra jeshile Greenery do te jete ngjyra me ne mode për 2017.
 
Ngjyra jeshile Greenery do te jete ngjyra me ne mode për 2017. Siç mund ta imagjinoni behet fjale për një variant te jeshiles shume e lehte dhe delikate, praktikisht një nuance pastel pranverore dhe shume elegante e cila përshtatet bukur me çdo tipologji ambienti. 
 
1. Te arredoni shtëpinë me bime
Te arredoni shtëpinë me ngjyrën greenery ne këtë rast është shume e thjeshte dhe e shpejt. Do tu mjaftoje te poziciononi disa bime ne sallon dhe loja u be.
 
2. Banje me peshqirë greenery
Nëse nuk keni dëshirë te bëni ristrukturime ne shtëpi ne këtë ngjyre mund te përdorni aksesor ne ngjyre jeshile. Për shembull mund te blini peshqirë ne këtë ngjyre, tapetet e banjës dhe aksesor te tjerë qe janë pjese e kësaj zone.
 
3. Letra e murit ne ngjyre jeshile
Zgjidhni një letër muri e cila mund te dekoroje bukur ambientin living mbase ne murin sipër divanit apo pjesën ku mbështetet koka e krevatit.
 
4. Te lyeni muret ne ngjyre jeshile
Sigurisht një zgjidhje shume e mire për te përdorur ngjyrën jeshile është te lyeni muret e shtëpisë. Te gjithë ambientet mund te duken bukur por mos e teproni.
 
5. Korridori ne ngjyre jeshile
Një nder ambientet qe zakonisht leme pas dore është korridori. Kështu ju mund ta ndryshoni atë duke i dhënë një pamje ne tendence.
 
6. Kuzhina ne ngjyre jeshile
Si mendoni qe kuzhina juaj te duket me e bukur dhe trendi? Sigurisht te ndryshoni totalisht kuzhinën është shume e kushtueshme por nëse e keni paksa te vjeter mund te ndryshoni vetëm kapakët duke i zëvendësuar ato me ngjyrën jeshile.
 
7. Salloni ne ngjyrën jeshile
Salloni mund te marre një pamje me te bukur me pak ngjyre jeshile. Ne këtë rast ka element te ndryshëm te cilët mund ti përdorni duke filluar nga divani, tavolina e mesit apo ndonjë pikture me natyre.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: JESHILE NGJYRA SHTEPI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved