Si të trukoheni nëse do të vishni një fustan të kuq   
Te dini si te trukoheni nëse keni vendosur te vishni një fustan te kuq është disi e vështirë, sepse një fustan ne këtë ngjyre tërheq me lehtësi vëmendjen e njerëzve dhe për këtë arsye është gjithmonë mire te mos e teproni me make up-in.
Nga ikub.al 31 Dhj
 
0
0
Te dini si te trukoheni nëse keni vendosur te vishni një fustan te kuq është disi e vështirë, sepse një fustan ne këtë ngjyre tërheq me lehtësi vëmendjen e njerëzve dhe për këtë arsye është gjithmonë mire te mos e teproni me make up-in.
Nga ana tjetër te mësoni te trukoheni ne mënyrë te përshtatshme qe te kombinohet bukur me një fustan ne këtë ngjyre është e nevojshme mbi te gjitha ne këtë periudhe festimesh duke qene se është një ngjyre shume e preferuar.
Ne te vërtet ato qe bëjnë diferencën e një veshjeje perfekte shpesh janë detajet si për shembull grimi, thonjte apo aksesoret.
 
1. Ngjyra e lëkurës
Ngjyra e fondotintes duhet te zgjidhet ne mënyrë te kujdesshme sepse duhet te përshtatet sa me shume te jete e mundur me ngjyrën e lëkurës duke evituar tonalitetet shume te errëta. Blush-i duhet te zgjidhet ne nuanca te zbehta si për shembull ne ngjyre pjeshke apo salmon dhe duhet te aplikohet ne mollëza. Nëse dëshironi te jepni një pamje te shkëlqyeshme ne fytyre mund te aplikoni një shkëlqyes ne pluhur dhe ta aplikoni ne zonat me te përshtatshme si ne mollëza, ne mjekër, hunde dhe ne harkun e vetullave.
 
2. Sytë
Ngjyrat me te përshtatshme janë bakri, bronzi dhe pjeshka për ti sfumuar me një ngjyre shampanje ne mënyrë qe ti jepni shkëlqim dyve. Për një pamje me glamour mund te preferoni një smokye eyes ne nuancat e kafesë, penel dhe qerpikë fals. Një vend shume te rëndësishëm zë dhe rimeli i cili duhet te aplikohet me kujdes, ne ngjyre te zi apo kafe sipas preferencave personale.
 
3. Buzët
Nëse preferoni te lyeni buzët me buzëkuq te kuq atëherë duhet te synoni për një tonalitet me te erret se fustani qe do te vishni. Opsioni me te cilin nuk do te gaboni kurrë? Ngjyra e buzëkuqit ne te njëjtën nuance me fustanin. Për ato qe nuk preferojnë buzëkuqin e kuq mund te aplikojnë një shkëlqyes. Ne këtë rast është perfekt nëse zgjidhni një tonalitet te ngjyrës kafe te lehte.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


loading...

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Aziatik, apo perëndimor
(Cilit horoskop do t’i besoni më shumë?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Ndonjëherë gjeja me e mire qe mund te bëni është te mos mend...
RECETA E DITES

Kastravec të mbushur me arra
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Për mua ishte dita më e bukur e jetës, pas lindjes së djalit

Shfleto artikuj te tjere per: FUSTAN KUQE TRUKU
Postuar nga: a.k
ikub #:
1612310001




Reklame
Raiffeisen


Reklame
inTV


Reklame
Abissnet