Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Ç’do të më këshillonit të bëja?
 
Shperndaje
ikub#: 1612310019
Me tim atë s’mund të flas se ai do të inatoset e do ta lëndojë...

Përshëndetje. Prej disa kohësh jam dëshmitare e një ngjarjeje të tmerrshme. Kam zbuluar që halla ime tradhëton bashkëshortin me burrin e kushurirës së parë të saj. I pikasa që para disa muajsh kur ishim në një gëzim familjar. Ata shpesh shihnin njëri tjetrin duke qeshur dhe kishin telefonat në dorë. Mesa dukej shkëmbenin mesazhe. Por të vërtetën e zbulova kur një mëngjes i pashë të dilnin të dy nga një motel në periferi të Tiranës.

Halla ime është një grua tek të 40-at, ka dy fëmijë dhe bashkëshorti i saj është njeri shumë i mirë. Gjithmonë kam pasur respekt për të dhe për familjen e saj dhe nuk kisha menduar kurrë se do ta shihja ndonjëherë në ato pozita. Kam kaq ditë që jam në dilemë nëse duhet ta mbaj për vete këtë që zbulova apo ta ndaj me dikë tjetër. Me tim atë s’mund të flas se ai do të inatoset e do ta lëndojë. Ime më nuk mund të rrijë pa ja thënë babit, kurse vëllai im është shumë gjaknxehtë dhe kam frikë mos bën ndonjë veprim të papjekur. Po edhe ta mbaj për vete më duket barrë shumë  e rëndë. Bashkëshorti i saj punon nga mëngjesi në darkë për t’i siguruar mirëqenien familjes dhe ka shumë besim tek ajo.

Por edhe nëse e bëj të ditur këtë, kam frikë mos shkatoj ndonjë dramë në familje.  Do të prishja një familje që tashmë është në një fazë të konsoliduar. Ç’do të më këshillonit të bëja?



Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DILEMA FAMILJA LENDIMI TRADHETIA

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
FAF
facile

Digicom

Më të lexuarat


Teoren


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved