Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
10 superushqime për nënat e reja
 
Shperndaje
ikub#: 1701030140
Këto ushqime janë provuar se ndihmojnë nënat e reja në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm post-shtatzëni...
Shtatzënia kërkon që një nënë të jetë e shëndetshme, jo vetëm për vete, por edhe për mirëqenien e bebes. Edhe pas shtatzënisë, është e domosdoshme që nënat të kujdesen për trupin e tyre. Një trup i shëndetshëm i ndihmon nënat e reja të përballen më mirë me detyrat e prindërimit si dhe për të marrë veten nga dhimbjet që janë shkaktuar gjatë procesit të lindjes.
 
Ushqyerja me gji është shumë e shëndetshme për bebet. Të gjitha nënave që ushqejnë foshnjat me gji u kërkohet një dietë e shëndetshme për të siguruar nutrientët esencialë të nevojshëm për rritjen e duhur dhe zhvillimin e bebes. Një dietë e balancuar ndihmon gjithashtu trupin tuaj të prodhojë qumësht dhe të zëvendësojë nutrientët e larguar nga trupi.
Ja disa ushqime të cilat janë provuar se ndihmojnë nënat e reja në mbajtjen e një trupi të shëndetshëm post-shtatzëni.
 
Vezët
Vezët përmbajnë shumë proteina si dhe një balancë të mirë amino-acidesh. Këta komponentë sigurojnë qëndrueshmëri në përkujdesjen për ju  dhe nevojat e bebes suaj. Të verdhat e vezëve janë gjithashtu një burim natyral i vitaminës D, një nutrient esencial për rritjen e kockave. Kolina e pranishme tek vezët ndihmon gjithashtu në formimin e qendrës së memories në trurin  e bebes suaj.
 
Tërshëra
Tërshëra është një ushqim laktogjenik. Përmbajtja e lartë e fibrave e bën tërëshërën të lehtë për t’u tretur. Ajo rekomandohet për nënat e reja të cilat vuajnë nga kapsllëku post-natal—i cili ndodh rëndom mbas lindjes.
 
Salmoni
Salmoni është një burim i pasur i kolesterolit të mirë i njohur si acidet yndyrore omega-3 dhe DHA. DHA ndihmon në zhvillimin e sistemit nervor të bebeve.
 
Orizi integral
Orizi integral ka aftësi të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak dhe të sigurojë energji për gjatë gjithë ditës.
 
Boronicat
Boronicat përmbajnë anti-oksidantë të fuqishëm të ciëlt luftojnë radikalet e lira në gjak. Gjithashtu luftojnë zhvillimin e një sërë sëmundjesh të ndryshme.
 
Spinaqi
Spinaqi mund të mos jetë shumë i përdorur tek pjesa më e madhe e njerëzve për shkak të shijes së tij, por kjo nuk do të thotë që nuk është i shëndetshëm. Spinaqi përmban nivele të larta të vitaminës A e cila ju bën mirë ju dhe bebes suaj. Përmban gjithashtu mangan i cili merr pjesë në zhvillimin e kockave dhe kartilazhit, shumë e rëndësishme kjo, sidomos për nënat të cilat kanë lindur me anë të prerjeve Cezariane.
 
Qumështi
Për të rritur prodhimin e qumështit, nënat duhet të përfshijnë një sasi të konsiderueshme qumështi në dietën e tyre. Qumështi gjithashtu mban trupin të hidratuar, falë përmbajtjes së lartë të ujit.
 
Bajamet
Bajamet ju sigurojnë një shkallë të lartë nutrientësh të cilat janë esenciale si për ju, ashtu edhe për beben. Acidet yndyrore të pranishme tek bajamet ndihmojnë në furnizimin e nënës me qumësht.
 
Fenugreek
Fenugreek është një lloj perime e familjes bishtajore e cila përmban nutrientë të cilët rrisin prodhimin e qumështit si dhe hekur, kalcium, fibra, etj.
 
Finoku
Finoku përmban nutrientë të cilët ndihmojnë tretjen dhe laktacionin. Parandalon dhimbjet e barkut tek bebet gjithashtu.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BEBE LINDJA NENA USHQIM

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved