Ventouris
7 lëvizje për të realizuar qëllimet tuaja në 2017-ën   
Duhet të insistoni tek motivimet më të thella dhe nevojat që vërtet duhet të përmbushni..
Nga ikub.al 03 Jan
 
0
0

Të gjitha qëllimet e projektuara për vitin që sapo filloi mund të realizohen me pak durim, vullnet, por mbi të gjitha duke vepruar mbi motivet e thella që ju shtyjnë të dëshironi një rezultat të caktuar mbi nevojat tuaja më autentike. Është dëshira për t’u dobësuar, për të lexuar më shumë, për të zgjeruar rrethin miqësor apo për të përmirësuar situatën profesionale, ja 7 lëvizje për të mos lënë pezull objektivat tuaja.

 

Ndiqni objektiva specifike dhe të arsyeshme

Të mendosh se mund të ndryshosh krejtësisht veten tënde është pak iluzion, përveçse e pamundur. Në vend të kësaj, është e mundur të përmirësoheni progresivisht, duke kërkuar objektiva konkrete brenda mundësive. Të bëhesh modele, për pjesën më të madhe të grave është e pamundur, por të vendosësh të humbasësh 6 kg nga janari në qershor, është komplet e mundur. Të gjesh motivimin është një proces i brendshëm, i lidhur me sferën emocionale, kështu që është e rëndësishme, sidomos në fillim të përqendroheni në nevojat tuaja të vërteta, zërin tuaj të brendshëm që ju thotë se çfarë është e mirë për ju, në shijen dhe kënaqësinë e të bërit gjërat vetë.

 

Mendoni për rrugët e ndërmjetme

Nëse objektivi është i mundur, por jo në dorën tuaj, zgjidhni të qëndroni në pararojë të rrugëve të ndërmjetme, duke i ngjitur shkallët hap pas hapi gradualisht drejt fundit të qëllimit tuaj. Më mirë nëse hapat janë të ngadaltë dhe të thjeshtë. Nëse qëllimi juaj është të përmirësoni jetën profesionale, janë shumë gjëra që duhet të bëni: të rishkruani kurrikulumin, të investoni në formimin tuaj, të shkoni për intervista, të bëni pjesë në qarqe të ndryshme, etj. Arritja e secilës prej këtyre fazave ju bën të ndiheni më afër qëllimit.

 

Mjaft i zvarritët gjërat

Tendenca e të zvarriturit të gjërave është një nga armiqtë më të keq për ata që duan të arrijnë çfarëdolloj qëllimi.

Kështu që mundohuni të identifikoni mendimet që ju shtyjnë të zvarrisni gjërat ( tani shkoi vonë, e bëj nesër, filloj të hënën ). Duhet disiplinë dhe vetëkontroll, duhet të jeni të vetëdijshëm për atë bllokim psikologjik që ju bën të devijoni nga qëllimet tuaja. Shpesh tendenca e të zvarriturit ka të bëjë edhe me vështirësinë për të parë drejt së ardhmes, ose me frikën për t’u përballur me një ndryshim apo frikën e të gabuarit. Bëjini një test të mirë ndërgjegjes dhe shpërbleni veten kur të keni larguar këto mendime sabotuese.

 

Ndryshoni fjalët

Fjalët janë të rëndësishme. Edhe në dialogun tuaj të brendshëm, mundohuni të gjeni ato më të përshtatshmet për qëllimin dhe më motivueset. Preferoni pohimet në vend të mohimeve. Të thuash “dua të dobësohem për t’u bërë më e bukur” është ndryshe nga “nuk mund të ha çokollata”. Mendja jonë lodhet për të perceptuar mohimet, kështu që ajo që mbetet është vetëm një dëshirë e madhe për çokollatë.

 

Mbani një ditar

Të shkruani rregullisht mendimet dhe ndjesitë ju ndihmon të keni një kontroll më konstant mbi emocionet, shërben për t’u shkëputur nga mendimet fikse dhe obsesive dhe ushqen të menduarit kreativ, atë që ju ndihmon të gjeni një zgjidhje që ju bën të qëndroni në rrugën e duhur.

 

Mos u kënaqni lehtë

Motivimi për të ndjekur një objektiv minimizohet, kur bini në vetëkënaqësi dhe kjo ndodh kur një mendim racional pushtohet nga emocionet.

 

Vazhdoni të projektoni

Nëse motivimi juaj duhej të modifikohej gjatë rrugës apo të realizohej ( ja dolët të dobësoheshit) mos u ndalni për të projektuar qëllime të reja. Kërkimi i objektivave të reja jep kënaqësi dhe nuk ka pse t’ju çojë në një ankth kronik, por dhuron një tension në termat e përmirësimit dhe rritjes personale.

 





loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Askush nuk i përket askujt. Njerëzit vijnë ne jetën tone atë...
RECETA E DITES

Vezë të mbushura me peshk ton dhe majonezë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: LEVIZJE OBJEKTIVI QELLIM VIT
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1701030076






Digitalb


UnionBank