Pulë me arra dhe ullinj të zinj
 
Shperndaje
ikub#: 1701030022
Receta e Dites

Përbërësit

- 1 kg mish pule
- 150 gr thelbi arra
- 100 gr ullinj te zinj pa bërthamë
- 1 gote vere te bardhe
- miell
- 2 tufa trumze
- 2 thelbi hurdha
- vaj ulliri
- kripe, piper

Përgatitja

Pastroni mire mishin e pulës me ujë te rrjedhshëm dhe te ftohte, largoni pjesët e lëkurës dhe me pas vendoseni ne një ene. Lyeni me miell dhe shkundini pjesët e pulës ne mënyrë qe te largoni miellin e tepërt.

Me pas ngrohni ne një ene 3-4 luge vaj dhe shtoni thelbit e hurdhave te grira. Shtoni copat e mishit te pulës dhe skuqini për rreth 2 minuta. Hiqni enën, ktheni mishin e pulës dhe skuqini edhe nga ana tjetër. Vazhdoni gatimin e mishit te pulës duke shtuar me pas verën apo pak lëng vegjetal. Ndërkohë vini ne mikser thelbit e arrave dhe frulojini ne mikser holle. Rregulloni me kripe dhe piper mishin e pulës dhe me pas shtoni arrat dhe ullinjtë dhe përziejini te gjithë përbërësit. Vazhdoni gatimin dhe për 10-15 minuta me zjarre te ulet. Shpërndani sipas dëshirës majdanoz te grire dhe gjethet e trumzës.
 

Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI PULA RECETA ULLINJ

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved