Lini një gotë me ujë, kripë e uthull në një cep të shtëpisë dhe të nesërmen shihni rezultatet   
Shumë nga ju pajtoheni me mendimin se nuk ka vend tjetër si shtëpia apo jo?
Nga ikub.al 04 Jan
 
0
0

Megjithatë, edhe pse zakonisht ndiheni më të sigurt dhe më komodë në shtëpi, ndonjëherë ndjeni se diçka nuk po shkon dhe se vendi që ju fal ju paqe e qetësi nuk po e bën punën si duhet.

Kjo ndodh kur ka shumë energji negative të grumbulluar brenda shtëpisë suaj e cila ka ndikim në emocionet si dhe në shëndetin tuaj në përgjithësi. Njerëzit shpesh janë të pavetëdijshëm për efektet e energjisë negative në shëndetin e tyre thjesht sepse nuk mund ta shohin atë. Edhe pse kjo energji prezente në shtëpinë e dikujt nuk mund të perceptohet nga syri, një person e ndjen thellësisht atë pasi reflekton në gjendjen e tij  të brendshme emocionale. Për këtë arsye, nëse jeni të rrethuar nga ndjesi negative, jeni të trishtuar apo keni ndjesi depresive, ju duhet t’i eliminoni ato menjëherë.

Ja se ç’ju duhet:

-1 gotë (duhet të jetë krejtësisht transparente)

-uthull e bardhë

-Kripë kristalore

-ujë i pastër

 

Udhëzime: Fillimisht hidhni pak kripë, pak uthull të bardhë dhe ujë në gotë dhe përziejini mirë. Më pas vendoseni gotën në një nga vendet e shtëpisë ku ju kaloni më shumë kohë dhe ku personat e tjerë ju vizitojnë.

Lëreni gotën aty për 24 orë. Prisni pak kohë para se të shikoni nëse kripa po vepron, niveli i ujit është rritur apo uji është derdhur.

Pasi periudha 24-orëshe të ketë përfunduar, lajeni gotën me ujë të pastër. Ju duhet ta aplikoni këtë metodë sa herë ta shihni të arsyeshme. Vendosni gota në të gjitha zonat e shtëpisë për të larguar krejtësisht energjitë negative prej saj.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Radika Resort
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
MAX LED WALL Durres
Bukuria
(A do ta shfrytëzonit atë për karrierë?)

FILXHANI SOT

Mos e gjykoni kurrë një situate ne te cilën nuk jeni gjendur...
RECETA E DITES

Salmon me brokoli
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Tronditja që mora nga përgjigjia e tij ishte e dyfishtë…


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: o.zh
ikub #:
KRIPA SHTEPI UJE UTHULL
1701040120









Reklame
Raiffeisen


Reklame
Digitalb
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet