Çfarë këpucësh të zgjidhni për një ceremoni dimërore   
Nuk dini çfarë këpucësh te zgjidhni për një ceremoni dimërore? Ka me te vërtet për te gjitha shijet, ajo qe ka rëndësi është te dini te zgjidhni modelin perfekt për te kompletuar një look te rafinuar.
Nga ikub.al 04 Jan
 
0
0

Nuk dini çfarë këpucësh te zgjidhni për një ceremoni dimërore? Ka me te vërtet për te gjitha shijet, ajo qe ka rëndësi është te dini te zgjidhni modelin perfekt për te kompletuar një look te rafinuar.

1. Këpucë me taka për një ceremoni dimërore

Sigurisht zgjedhja me e thjeshte është te vishni një pale këpucë me taka. Te cilat gjithmonë janë mbajtur si një embleme elegance dhe klasi, këpucët me taka te larta janë ne gjendje tu tregojnë me te holle dhe te kombinohen me shume tipologji veshjesh te ndryshme. Për ne dimër ashtu si dhe për pjesën tjetër te vitit mund te zbukuroni look-un tuaj duke veshur një pale këpucë pumps dhe dekolte.

2. Këpucët pumps për një ceremoni dimërore

Një pale këpucë pumps janë gjithmonë zgjedhja e duhur sidomos nëse modeli qe do te vishni ka detaje te çmuara. Zgjidhni një pale pupms bizhu per te kompletuar veshjen tuaj për një pamje luksoze dhe origjinale kështu look juaj i ceremonisë nuk do te kaloje pa u vene re.

3. Këpucët Mary Jane

Është e pamundur te mungojnë ne gardërobën e atyre qe preferojnë stilin retro, këpucët Mary Jane janë ideale nëse i vishni me një fund me pala apo me një fustan te gjate te ngjitur pas trupit. Behet fjale për një alternative ndryshe nga këpucët pumps klasike apo dhe dekoltetë.

4.

Sandalet block heels

Një tjetër ide shume origjinale është te vishni ne një ceremoni dimërore sandalet block heels me një pale çorape te veçanta. Për shembull? Nder veshjet e këpucëve me çorape me stiloze te këtij sezoni janë dhe getat apo çorapet me xixa, origjinale dhe te çmuara aq sa te jeni glamour.

5. Këpucë te sheshta për ceremoni dimërore

Ekzistojnë shume këpucë te sheshta për ceremoni dimërore dhe shume kombinime glamour te cilat ju lejojnë te keni një pamje elegante pa qene e nevojshme te vishni taka. Nga balerinat tek slippers mundësitë janë te pafundme për te zgjedhur atë qe preferoni.

6. Balerinat për një ceremoni dimërore

Një pale balerina mbase te zgjedhura ne një model pak ndryshe se zakonisht mund te bëjnë diferencën nëse i vishni me një veshje ceremonie. Balerina me xixa apo te zbukuruara nga detaje bizhu mund te vishen pa problem për një ceremoni.

7. Slippers dhe sabot te sheshta

Shume ne tendence dhe tepër te rafinuara, mules flat, sabot dhe slippers përfaqësojnë një zgjedhje te vlefshme për sa i përket këpucëve te sheshta për një ceremoni dimërore. Kombinojeni një model te tille me një veshje te përberë nga xhaketa dhe pantallona te gjera për te qene shik.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Klinika Vera-Virhov
Nëse do të kishit mundësinë të njihnit të ardhmen
(Do të donit ta mësoni?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Ne jete duhet te keni gjithmonë shprese pasi çdo çast është ...
RECETA E DITES

Sallatë me karcof, karkaleca dhe asparagë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: CEREMONIA DIMRI KEPUCA
Postuar nga: a.k
ikub #:
1701040004




Reklame


Reklame
Abissnet


Reklame
DGA_BigBrother9