4 takime romantike për një lidhje në distancë   
Lidhjet ne distance mund te jene me te lehta se sa mund te mendoni. Ne ditët e sotme ka kaq shume mënyra teknologjike komunikimi sa qe mund te shkurtojnë shume distanca, asgjë nuk ju pengon te shihni çdo dite njeriun qe dashuroni edhe pse mund te gjendeni ne anën tjetër te botes.
Nga ikub.al 05 Jan
 
0
0

Lidhjet ne distance mund te jene me te lehta se sa mund te mendoni. Ne ditët e sotme ka kaq shume mënyra teknologjike komunikimi sa qe mund te shkurtojnë shume distanca, asgjë nuk ju pengon te shihni çdo dite njeriun qe dashuroni edhe pse mund te gjendeni ne anën tjetër te botes.

Ashtu si ne te gjitha marrëdhëniet ne çift edhe lidhjet ne distance kane nevoje për fantazi dhe dëshirë për te mbajtur ndezur zjarrin e pasionit qe për lidhjet ne distance është e nevojshme ti shtoni dhe pak krijimtari. Por ja katër mënyra për te krijuar takime romantike për një lidhje ne distance.

1. Te shihni një film se bashku

Te shihni një film se bashku apo një seri te serialit te preferuar është një nder gjerat te çiftet bëjnë zakonisht. Dhe është e mundur ta bëni edhe kur jeni larg. Lidhuni ne Skype, Whatsapp, Messenger apo çfarë te dëshironi, vendosni filmi qe preferoni te shihni dhe ndizeni ne te njëjtin moment. Një takim i tille është ideal për ne mbrëmje.

2. Te darkoni se bashku

Ju duket e pamundur? Po! Mund te duket një çmenduri por behet fjale për te organizuar një takim dhe te darkoni se bashku përballë kompjuterit apo tabletit. Përgatitni darken, ndizni ndonjë qiri, bëni videocall dhe hani përballë ekranit duke pare partnerin tuaj nga ana tjetër qe bën te njëjtën gjë.

3. Një këngë për ty

Një lidhje e mire ne internet është një mënyrë shume e mire për te surprizuar partnerin tuaj. Zgjidhni një këngë qe preferon ai/ajo apo një këngë qe ka një domethënie te madhe për ju, telefonin partnerin dhe këndoni këngën e zgjedhur. Nuk ka rëndësi nëse stononi, i rëndësishëm është mendimi.

4. Te takoheni ne gjysme te rrugës

Nëse nuk dëshironi te përdorni teknologjinë dhe preferoni një takim real, atëherë gjeni mënyrën për tu takuar ne gjysme te rrugës, kështu do te kurseni para dhe kohe. Nëse distanca nuk është e madhe mund te bëni një udhëtim me makine, nëse distanca është e madhe atëherë planifikoni një udhëtim me avion. Kështu përveç se do te takoni njeriun e zemrës do te keni mundësinë te shihni një qytet te ri se bashku.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Sex & the city
Chez Moi
alviero
Nëse do të kishit mundësinë të njihnit të ardhmen
(Do të donit ta mësoni?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Ne jete duhet te jeni dëshmitarë dhe jo gjyqtare, duhet te p...
RECETA E DITES

Kroketa me patate dhe sallam
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: LIDHJET NE DISTANCE ROMANTIKE TAKIME
Postuar nga: a.k
ikub #:
1701050042




Reklame


Reklame
Abissnet


Reklame
DGA_BigBrother9