Zgjidhni pallton ideale në bazë të formës së trupit   
Keni nder mend te blini një pallto te re? Për tu ndihmuar qe ta zgjidhni atë ne baze te formës se trupit po ju tregojmë disa gjera qe duhet ti dini ne mënyre qe zgjidhni pallton qe bën për ju.
Nga ikub.al 05 Jan
 
0
0

Keni nder mend te blini një pallto te re? Për tu ndihmuar qe ta zgjidhni atë ne baze te formës se trupit po ju tregojmë disa gjera qe duhet ti dini ne mënyre qe zgjidhni pallton qe bën për ju.



1. Cila është palltoja ideale?

PO: rregulli baze është te zgjidhni një model palltoje te thjeshte e cila te zbresë përgjatë trupit dhe te jete komode. Kush ka një bel te holle mund te përfitojë për te blere një pallto me bel te theksuar. Ne përgjithësi palltot me qepje te tille kane efekt dobesues dhe për këtë janë te këshilluara mbi te gjitha për ato qe dëshirojnë te fshehin format e kolme. Gjatësia e palltos është e rëndësishme, me te këshilluarat janë ato qe arrijnë deri tek gjysme e këmbeve ose pak me larte.

JO: dhe pse tani janë shume ne mode, nëse jeni te kolme është me mire nëse evitoni pelicet sepse ju bëjnë te dukeni edhe me te shëndosha. Edhe palltot dopiopet është mire ti evitonim mbi te gjitha nëse jeni te mbushura. Por cilat janë palltot e duhura për ti zgjedhur ne baze te formave te trupit. Qe nga ijët e kolme deri tek dekolteja.



2. Pallto e duhur për femra me ije te kolme

PO: Nëse keni ije te kolme zgjidhni një pallto model trapez. Nëse dëshironi te zgjidhni një pallto me forme beli është mire qe pjesën e poshtme ta ketë te gjere dhe jo te ngushte ne ije dhe kofshe.

JO: Evitoni palltot me xhepa ne pjesën e ijëve dhe ato pas trupit apo shume te mbushura. Ne përgjithësi duhet te evitoni veshjet te cilat janë te mbushura dhe te zgjidhni pallto me material me te bute te cilat hapen lehtësisht ne ije.



3. Nëse keni një dekolte te kolme

PO: Nëse keni një dekolte te kolme ideale për ju është një pallto me bel te theksuar. Ne ketë mënyre do te nxirrni ne pah pjesën e dekoltesë pa e tepruar. Shume te këshilluara janë palltot me rrip ne bel.

JO: Për te evituar një pamje shume te fryre evitoni palltot dopiopet dhe ato shume te ngjitura.


4. Nëse keni shpatulla te gjera


PO: Nëse keni shpatulla te gjera dhe ije te ngushta pallto ideale për ju duhet te jete e thjeshte. Për te bere qe shpatullat te mos bien shume ne sy duke nxjerr kështu ijët ne pah, modeli ideal i palltos është ajo ne forme "veze". Një model shume ne mode ne vitet 60' duke krijuar linja aty ku mungojnë.

JO: Për tu evituar mbi te gjitha modelet e palltove me vata. Me mire nëse preferoni pallto apo xhaketa me mënge te rena. Një tjetër model qe duhet te evitoni janë ato dopiopet te cilat amplifikojnë bustin dhe shpatullat dhe shtrëngojnë ijët. Për sa i përket shpatullave te gjera duhet te përpiqeni te bëni te kundërtën.



5. Nëse keni një trup te shkurtër

PO: Nëse keni një trup te shkurtër duhet te tregoheni te kujdesshme te mos zgjidhni modelin e gabuar. Kështu është mire te evitoni pallto shume te mëdha te cilat ju fshehin tërësisht trupin. Është mire te zgjidhni pallto jo shume te gjata mbase te ngushte pas trupit.

JO: Evitoni palltot shume te mëdha, ato me jake pelice apo detaje te tepërta. Edhe palltot shume te gjata nuk bëjnë për ju. Xhupat e fryre nuk janë një ide shume e mire por nëse bën shume ftohte mund te synoni për një xhup te shkurtër dhe jo shume te fryre.





Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


loading...

NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Aziatik, apo perëndimor
(Cilit horoskop do t’i besoni më shumë?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Marrëdhëniet mes njerëzve janë si lulet. Duhet te kujdeseni ...
RECETA E DITES

Vezë të mbushura me peshk ton dhe majonezë
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Për mua ishte dita më e bukur e jetës, pas lindjes së djalit

Shfleto artikuj te tjere per: FORMA PALLTO TRUPI ZGJEDHJA
Postuar nga: a.k
ikub #:
1701050009




Reklame
Raiffeisen


Reklame
dga
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet