Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
5 gjëra që mund t’i bëni në çdo moshë për t’u ndjerë të lumtur
 
Shperndaje
ikub#: 1701060119
Asnjëherë nuk është vonë për të ndryshuar jetën tuaj. Në çdo moment mund të bëjmë diçka ndryshe dhe që të na bëjë më të lumtur. Më poshtë po ju japim disa këshilla.

Asnjëherë nuk është vonë për të ndryshuar jetën tuaj. Në çdo moment mund të bëjmë diçka ndryshe dhe që të na bëjë më të lumtur. Më poshtë po ju japim disa këshilla.

Mos shpenzoni në gjëra materiale, por në eksperienca

Të gjithë dëshirojnë të ndjehen të bukur dhe seksi. Sigurisht që një kompliment u ndryshon gjithë ditën, duke bërë që të fitoni besim dhe siguri në vetvete. Megjithatë ju nuk mund të vareni vetëm nga mendimet dhe komplimentet e të tjerëve, të cilat nuk zgjasin përgjithmonë. Përpiquni që ju të bëni diçka që do ta bëjë zemrën tuaj të rrahë fort dhe të mbahet mend gjatë.

Ndaloni së thëni “jo” shumë gjërave

Të qëndrosh ulur në shtëpi duke lundruar në internet mund të jetë diçka që të fal rehati dhe të bën të ndihesh mirë. Mirëpo, kjo nuk mjafton. Përpiquni që të takoni sa më shumë njerëz, të merreni me projekte të reja, të eksploroni vende të tjera dhe mos keni frikë ta thoni atë që mendoni.  Është më mirë të jeni energjik dhe kreativ sesa të rrini pasiv.

Mos paragjykoni

Mos i gjykoni të tjerët vetëm nga pamja e jashtme. Shpeshherë ndodh që paragjykojmë nga një foto në Facebook, apo në rrjetet e tjera sociale. Njerëzit janë më shumë se thjeshtë një foto në internet. Takimi me ta mund të tregojë se sa të bukur janë shpirtërisht ata.

Mos shpenzoni kohë me njerëz që nuk dinë se ç’është dashuria dhe përkujdesi

Përpiquni që të shmangni njerëzit që mendojnë negativisht. Është e kotë të shpenzoi energji dhe kohë me ta. Bëni miq njerëz pozitivë, të cilët dinë të falin dashuri dhe që janë të interesuar në miqësinë tuaj.

Mjaft u ankuat se jeni gjithmonë të zënë

Askush nuk do t’ia dijë për ju, nëse ju nuk mendoni për veten. Gjeni gjithmonë kohën për të kaluar momente të bukura me miqtë. Askush nuk është aq i zënë sa të mos ketë kohë për pak qetësi.



Ventouris
Albtelecom


Postuar: 06 Jan
Marre nga shqip
Shfleto artikuj te tjere per: GJERA LUMTURIA MOSHA

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Digitalb


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved