Ventouris
5 këshilla për të mbrojtur sytë në zyrë para kompjuterit   
Punojmë ore te tera para kompjuterit dhe sytë janë gjithmonë te lodhur, te skuqur dhe qeskat nen to duken edhe me shume.
Nga ikub.al 06 Jan
 
0
0

Punojmë ore te tera para kompjuterit dhe sytë janë gjithmonë te lodhur, te skuqur dhe qeskat nen to duken edhe me shume. Por këto janë vetëm sinjalet e dukshme te një sforcimi ekstrem qe me pas ka pasoja te cilat shfaqen me vone. Shume njërën qe nuk kane pasur asnjë problem me shikimin duke punuar ne zyre dhe duke kaluar shume ore para kompjuterit ne një moment kane filluar te kenë shqetësime. Kështu edhe ju nëse dëshironi te ngadalësoni këtë proces ndiqni disa këshilla për te mbrojtur shikimin ne zyre dhe kur jeni para kompjuterit.



1. Përdorni ndriçimin e duhur
Sytë lodhen me shume nëse drita nuk është e përshtatshme me ambientin ku punoni edhe nëse nuk përdorni kompjuterin. Por kur punoni para PC drita e brendshme e dhomës nuk duhet te jete as e paket dhe as e tepërt. Ideale do te ishte te vendosni tavolinën e punës pranë një burimi natyral drite por kjo ne zyre nuk është gjithmonë e mundur për këtë arsye është e mundur te vendosni një llambe toke për ta vendosur pranë dhe ta mbani me drejtin ne monitorin e PC.



2. Te rregulloni monitorin
Nëse arrini te rregulloni monitorin mund te minimizoni edhe lodhjen e syve. Parametri i pare qe duhet te rregulloni është padyshim ndriçimi. Për te kuptuar se cili është i duhuri provoni te hapni një faqe te bardhe, nëse ju verbon do te thotë se ndriçimi është shume o larte, nëse duket si i fikur do te thotë se është mesatarisht mire. Një parametër tjetër shume i rëndësishëm janë ngjyrat.



3. Tharja e syve
Pulisim qepallat sepse sytë tone ndjejnë nevojën për tu hidratuar vazhdimisht. Por kur jemi para monitorit te PC tentojmë te pulisim sytë me pak dhe kjo do te thotë te provokohet thatësi, skuqje dhe irritim, Ndonjëherë bëni ndonjë pushim dhe njomni sytë apo mund te përdorni lot artificial për te freskuar ato sa here qe ndjeni nevojën.



4. Zgjidhni një ekran qe nuk reflekton
Reflekset ne monitor janë shkaku i lodhjes se syve. Për te reduktuar këto reflekse duhet te ndryshoni monitorin.



5. Beni pushime here pas here
Te qëndroni për shume kohe para kompjuterit me siguri qe nuk i bën mire shikimit. Për shembull nevojitet te largoni sytë nga ekrani çdo 20 minuta. Ne te vërtet sipas okulisteve nuk duhet te qëndroni me shume se 15 minuta pa ndërprerje para PC dhe nuk është një gjë e thjeshte për ato qe punojnë tere ditën para kompjuterit.





loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shëndeti dhe Fitness
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Nëse sot lidhjet nuk zgjasin shume është sepse përballë çdo ...
RECETA E DITES

Mish derri pikant
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA KOMPJUTER MBROJTJA SYTE
Postuar nga: a.k
ikub #:
1701060014






Digitalb


UnionBank