Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
5 mitet e martesës që nuk duhet tu besoni
 
Shperndaje
ikub#: 1701060086
Shpëtojeni marrëdhënien tuaj nga këto mite të gabuara.
Martesa ka nevojë për angazhim, tolerancë dhe respekt që të jetë e suksesshme.  Nuk mund të vendosen rregulla të qarta për të gjitha martesat, pasi secila është e ndryshme nga tjetra. Megjithatë ka disa mite që duhet të ndaloni së besuari lidhur me martesën.
 
1-Dashuari do të thotë që ju nuk duhet të kërkoni kurrë falje.
 
Epo ky është një mit i rremë, pasi në martesë apo qoftë edhe një lidhje, partnerët do u duhet të kërkojnë falej dhe shumë herë madje. Martesa është e shoqëruar me zënka, diskutime të ashpra dhe mospërputhje idesh. Dhe kjo do të shoqërohet patjetër me kërkim të faljes apo shprehje të keqardhjes për atë që ndodhi. Kjo në fakt është një shenjë e një lidhje të shëndetshme, pasi të dy partnerët janë në gjendje të pranojnë mendimet e ndryshme të tjetrit. 
 
2-Fëmijët vijnë të parët.
 
Sigurisht që fëmijët do të kërkojnë vëmendje dhe do të jenë të parët që duhet të ndihmoni në diçka, por kjo nuk do të thotë që partneri apo marrëdhënia juaj duhet të jetë në rend të dytë apo më pak e rëndësishme. Prandaj gjeni kohë për të dyja, mos harroni të kujdeseni edhe për marrëdhënien tuaj me partnerin. 
 
3-Duhet të kryeni marrëdhënie dy herë në javë për një martesë të lumtur.
 
Në një martesë të lumtur luan rol edhe jeta e shëndetshme seksuale, por kjo nuk do të thotë se duhen përcaktuar se sa herë duhen kryer marrëdhënie. Marrëdhëniet intime duhet të ndodhin aq herë sa të dy partnerët kanë dëshira të përbashkëta. Dhe kur kjo nuk ndodh edhe gjatë gjithë javës, nuk do të thotë se martesës suaj po i vjen fundi. 
 
4-Dashuria e vërtetë do të thotë që duhet të bëni çdo gjë bashkë.
 
Sigurisht që martesa kërkon angazhimin e të dy partnerëve dhe shumë gjëra falin kënaqësi kur bëhen së bashku. Mirëpo është e rëndësishme të kalohet kohë edhe me miqtë dhe secili nga partnerët të ketë hapësirën personale.
 
5-Mos shkoni të flini asnjëherë të inatosur.
 
Të rrini të inatosur me njëri-tjetrin nuk është gjë e mirë, mirëpo shpesh herë pas një diskutimi të ashpër partnerët kanë nevojë për hapësirën e  tyre të kthjellojnë mendimet. Ajo që ju nuk duhet të bëni është që të mbani mëri të gjatë me njëri-tjetrin. Prandaj pasi jeni qetësuar, flisni me partnerin për të gjetur një zgjidhje të mirë për të dy.


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GABUARA KESHILLA MARTESA MITET

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Living


Më të lexuarat


Cineplexx
Butik Alviero


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved