Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Këshilla për të menaxhuar afshet e nxehta në menopauzë
 
Shperndaje
ikub#: 1701060080
Gratë në fazën e menopauzës përfshihen shpesh nga afshe të nxehta.

Në shtëpi apo në punë, afshet e nxehta mund të shkatërrojnë përpjekjet tuaja për të pasur një ditë produktive. S’ka asgjë më të sikletshme se të përjetoni ndjesi të papritura të nxehta nëpër trupin tuaj, shpesh të ndjekura nga simptoma si  të përziera, djersitje, dhimbje koke, rrahje të shpeshta zemre dhe ankth.

Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë mjekim për afshet e nxehta dhe simptomat e tjera të menopauzës. Ju mund të përdorni edhe medikamentet e mposhtme shtëpiake të cilat janë provuar se janë shumë efektive në trajtimin e simptomave të menopauzës tek gratë. Ja disa prej tyre:

 

Soja

Konsumi i sojës dhe produkteve me bazë soje mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të lidhura me menopauzën. Soja ka veti estrogjenike që nidhmojnë në balancimin e niveleve të hormoneve tek gratë.

 

Farat e bluara të linit

Fitoestrogjeni (estrogjen me bazë bimore) në farat e bluara të linit ndihmon në  rikthimin e balancës normale në trupin e njeriut. Konsumimi i 40 gram farash lini në ditë mund të eleminojë afshet e nxehta, dhimbjet e kyçeve, depresionin dhe djersitjen.

 

Uthulla e mollës

Shtoni dy lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë. Përziejeni dhe pijeni. Duke bërë këtë ju eliminoni toksinat nga trupi kështu që nuk do të djersisni shumë gjatë afsheve të nxehta. Mos harroni të përdorni një shirit për të mbrojtur dhëmbët tuaj.

 

Çaji i sherebelës

Flavonoidet prezente në çajin e sherebelës ndihmojnë në përballjen me afshet e nxehta të grave në periudhën e menopauzës.

Pirja e këtij çaji bimor 2-3 herë në ditë mund të ndihmojë një grua të menaxhojë më mirë simptomat e menopauzës.

 

Vitamina E

Marrja e përditshme e vitaminës E në formën e kapsulave është një mënyrë efektive për të reduktuar intensitetin e afsheve të nxehta. Sigurohuni të përfshini në dietën tuaj të përditshme ushqime të pasura në vitaminë E si farat e lulediellit, arrat, avokadoja, peshku, kungulli dhe brokoli.

 

Vitaminat B

Marrja e vitaminave B në dietën e përditshme mund t’ju ndihmojë t’i bëni afshet e nxehta më të tolerueshme. Vitaminat B ndihmojnë në balancimin e niveleve të hormoneve si estrogjeni dhe progresteroni për ta bërë periudhën e menopauzës më të lehtë për t’u përballuar.

 

Ushtrimet

Të ushtroheni në mënyrë të rregullt jo vetëm që ju mban të shëndetshme, por e bën më të lehtë përballjen me afshet e nxehta. Të paktën 20 minuta aktivitet si kërcimi, ecja e shpejtë, noti ose çiklizmi janë ideale për gratë në menopauzë.

 

Joga

Aktiviteti i joga-s është ideal për të qetësuar trupin dhe mendjen, duke e bërë më të thjeshtë menaxhimin e afsheve të nxehta. Joga gjithashtu ndihmon edhe në simptomat e tjera të menopauzës si ndryshimet e gjendjes së humorit, depresioni, ankthi dhe pagjumësia.

 

Akupuntura

Kjo terapi tradicionale dhe komplementare mund të ndihmojë në shpeshtësinë e afsheve të nxehta. Vendosja e gjilpërave në pika strategjike sjell me vete prodhimin e hormoneve si serotonina dhe endorfinat që i bëjnë afshet e nxehta më të tolerueshme.

 



Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AFSHI KESHILLA MENAXHIM MENOPAUZA

loading...


*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Living


Më të lexuarat


Butik Alviero


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved