Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Si të dekoroni shtëpinë me kadife
 
Shperndaje
ikub#: 1701060143
Kadifja ka bërë një rikthim të fuqishëm duke u përdorur në gjithçka. Këtu përfshihet edhe dekorimi i shtëpisë.
Elemente prej kadife në shtëpi e bëjnë atë të duket me luksoze dhe moderne. Mësoni rregullat se si duhet ta përdorni kadifen në arredimin e shtëpisë.
1-Përdorni jastëkë, divane apo mbulesa prej kadife. Jastëkët dekorues apo mbulesat e krevatit, apo një divan ose një karrige prej kadifeje do ti jap shtëpisë një pamje dhe stil krejt tjetër. Zgjidhni ngjyrat si blu e errët, smerald, vishnje, gri ose rozë pastel pasi ato janë shumë në modë.
2-Zgjidhni ta përdorni ato në vende të caktuar. Këtu duhet të tregoheni të zgjuar, pasi kadifja nuk është e lehtë për tu mirëmbajtur dhe për këtë arsye zgjidhni ato dekore apo pjesë mobilje shtëpie që nuk janë në konsumim të përditshëm. Shmangni dhomën e gjumit, kuzhinën apo karriget e fëmijëve, pasi kadifja do të konsumohet shumë shpejtë. 
3-Zgjidhni të përdorni kadifen për muret. Mbuloni një faqe muri me kadife në formën e letrës murale dhe shtëpia do të duket magjike si nëpër filma.
4-Përdoreni atë tek perdet. Në këtë mënyrë shtëpia do të duket më madhështore dhe plot stil. Perdet kadife do të duken shumë luksoze dhe të sofistikuara.


ventouris


Postuar: 06 Jan
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ARREDIMI DEKORI KADIFE SHTEPIA

Albtelecom
loading...




*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
FAF
Living

Digicom

Më të lexuarat





Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved