Mish lepuri i aromatizuar   
Kuzhina e huaj
Nga ikub.al 07 Jan
 
0
0

Përbërësit
 
- 1 lepur rreth 1.2kg
- 80 gr dhjame derri i tymosur
- 400 gr domate te qëruara
- 1 qepe + sheqer
- 3 thelbi hurdha
- 3 gjethe sherbelë
- 3 gjethe dafine
- 1 tufe rozmarine
- 1 gote vere e bardhe
- 1 gote aceto e bardhe
- 1 gote grapa
- vaj ulliri
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Pritni ne copa mishin e lepurit dhe lajini mire me ujë te rrjedhshëm dhe te ftohte, thajini me letër kuzhine dhe vendosini ne një ene. Shtoni 2 thelbi hurdha te shtypura, gjethet e dafinës , te sherbelës, rozmarinës dhe piper. Hidhni verën dhe aceton dhe me pas mbyllni enën me qese dhe vendoseni ne frigorifer për një nate. Me pas kulloni mishin e lepurit dhe thajeni me letër kuzhine dhe mbani ne një ene lëngun e marinimit pasi ta keni kulluar. Qëroni hurdhën qe ju ka mbetur dhe qepen dhe grijini se bashku me dhjamin e derrit. Copëtoni domatet e qëruara dhe me pas ne një ene ngrohni 2 luge vaj dhe skuqni mishin e lepurit me pas shtoni dhe miksin me qepe, hurdha dhe dhjame derri dhe lëreni te skuqen te gjithë përbërësit dhe me pas shuajini me grapa. Bashkoni copat e domateve dhe një 1 luge sheqer. Përzieni mire dhe ulni zjarrin ne minimum dhe vazhdoni gatimin për një ore. Here pas here shtoni nga një luge nga lëngu i marinimit qe mbajtët veç. Largoni kapakun, rregulloni me kripe dhe piper dhe vazhdoni gatimin për 30 minuta te tjera. Shërbejeni mishin e lepurit sipas dëshirës.




Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



NBG bank
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shtëpia dhe kopshti
Chez Moi
Klinika Vera-Virhov
Nëse do të kishit mundësinë të njihnit të ardhmen
(Do të donit ta mësoni?)

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Ne jete duhet te jeni dëshmitarë dhe jo gjyqtare, duhet te p...
RECETA E DITES

Kroketa me patate dhe sallam
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI LEPURI MISH RECETA
Postuar nga: a.k
ikub #:
1701070003




Reklame


Reklame
Abissnet


Reklame
DGA_BigBrother9