Si të visheni në janar, këshilla stili - Content, Fashion, Beauty - ikub.al
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese   |  Time.al
 
 
Si të visheni në janar, këshilla stili
 
Shperndaje
ikub#: 1701070001
Te dini si te visheni ne janar mund te jete disi e komplikuar për një femër qe adhuron modën. Por flasim për një nder muajt me te ftohte te vitit, periudha ideale për te veshur veshje te trasha si pallto oversize, triko te leshta por edhe duke guxuar dhe te synoni për funde origjinale me kombinime total black, veshje prej lëkure dhe jo vetëm.
 
1. Palltot e gjata dopiopet
Palltot e gjata janë modeli me i përshtatshëm për te kompletuar veshjet tuaja ne muajin janar. Pallto maxi te këtij lloji janë shume te preferuara për te realizuar një look me shtresa duke kombinuar për shembull një kostum me një xhakete ne ngjyre kamel te rafinuar por edhe duke miksuar artikuj sporty dhe casual chic për një look me rinor. Palltot ne ngjyre te zeze te gjata mund te vishen mbi fustane elegante por edhe te kombinohen me jeans dhe këpucë te sheshta ndërsa modelet e palltove te kuqe janë me te përshtatshme për një pamje glamour, te freskët dhe pak çapkën ne te njëjtën kohe. Palltot e leshta janë ato me te preferuara për te kompletuar një look dite krijime te gjata apo te shkurtra te cilat mund ti vishni edhe me veshje rock glam apo punk chic si pantallona te zeza me te grisura.
 
2. Sandalet pa çorape ne janar
Blogger-e shume te suksesshme tregojnë ne vitet e fundit një lloj preferencën për veshjet dimërore me funde dhe këpucë pa çorape. Pallto te gjata mund ti kombinoni me sandalet tuaja pa çorape dhe funde midi apo te shkurtër dhe me një pallto njëngjyrëshe apo ne kontrast. Por mund te preferoni edhe një veshje me pantallona dhe sandale dhe për shembull te kombinoni një pulovër maxi te leshte apo aksesor si kapele dhe shall.
 
3. Çizmet fashion për ne janar
Për ato qe preferojnë një stil me klasik këshillohet një look me çizme. Modelet nen gjunjë mund te kombinohen me funde midi dhe te gjata, me jeans dhe pantallona ne materiale te ndryshme. Ne vitet e fundit një sukses te madh kane pasur edhe çizmet mbi gjunjë, zgjedhja perfekte për ti kombinuar me fustane te leshte te gjate apo ne materiale te ndryshme apo dhe me pantallona nëse keni këmbë shume te holla.


Ventouris


Postuar:07 Jan
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: JANAR KESHILLA VESHJE



Albtelecom


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Më Të Fundit
Fashion
8 mënyra të thjeshta për të veshur bukur një t-shirt
Fashion
Ngjyrat e duhura të manikyrit për verë
Fashion
Gërshetat, kopjoni modelet më të bukura të yjeve
Fashion
5 sekrete që make up-i t’ju qëndrojë më gjatë
Teoren
Artikuj të ngjashëm
Shendeti
Si të vini në gjumë fëmijët
Fashion
5 këshilla mode për të përmirësuar pamjen tuaj
Shendeti
Fertiliteti në çift, 5 këshilla për të shtuar mundësinë për të mbetur shtatzënë
Fashion
5 këshilla stili për femrat e kolme
Chez Moi

Digitalb




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved