Ventouris
T’ia hedhë kaq lehtë s’mund ta lejoj…   
Nëpër shtëpi gjeta karfica flokësh, qime, gjëra që më bënin të dyshoja se aty mund të kishin ndodhur veprime të turpshme.
Nga ikub.al 07 Jan
 
0
0

Përshëndetje. Kam një shqetësim dhe ankth shumë të madh. Jam e martuar dhe kam dy vajza të vogla. Këtë vit, me rastin e Vitit të Ri na ftoi motra ime që jeton në Itali. Na preu dhe biletat. Por im shoq tha që nuk kishte mundësi të vinte sepse ishte në punë. U mërzita pak sepse ai kurrë nuk e ka pasur problem të merrte leje në punë. Megjithatë mora vajzat dhe ika për në Itali. Ai më tha se do të festonte tek prindërit.

 

Teksa isha duke festuar tek motra dhe kunati, diku rreth orës 02.00 shoh që im shoq ishte etiketuar në disa foto në facebook. Ai ishte me shoqërinë dhe fotot ishin bërë në shtëpinë tonë. U mërzita shumë sepse nuk më kishte thënë asgjë. Ishin tre vajza dhe dy burra, ku nga të gjithë vetëm im shoq ishte i martuar. Ato vajzat janë beqare, kurse ai kolegu i tij ka një të dashur por nuk e ka lidhjen të zyrtarizuar. U zemërova shumë me tim shoq. Mendova sikur ai ma kishte bërë kastile këtë rreng duke pretenduar se ishte në punë me qëllimin për të festuar me ta.

 

U ktheva në shtëpi e nervozuar por im shoq u mundua të më qetësonte. Ai tha se ishin mbledhur thjesht për të festuar në komoditet dhe për të pirë ndonjë gotë duke qenë se lokalet ishin full dhe nuk do të ndiheshin mirë. Por unë kisha shumë frikë për atë që mund të kishte ndodhur atë natë. Nëpër shtëpi gjeta karfica flokësh, qime, gjëra që më bënin të dyshoja se aty mund të kishin ndodhur veprime të turpshme.

 

Që kur erdha nga Italia vetëm qaj dhe nuk dua ta shoh me sy tim shoq, edhe pse ai mu betua për vajzat dhe më tha që ata kishin fjetur aty ngaqë ishin të dehur dhe mund t’u ndodhte ndonjë aksident në kthim. Megjithatë asgjë nuk më qetëson. E gjitha më duket e qëllimshme dhe kam humbur besimin tek burri im. Sa herë që mendoj ndarjen nuk kam guxim sepse i kam gocat të vogla dhe nuk ja dal dot pa ndihmën e babait të tyre. Por dhe t’ia hedhë kaq lehtë s’mund ta lejoj. Nuk di si të veproj…





loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
teuta
Para 4 muajsh  
  
Pershendetje
 



Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Femrat.al
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )
Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Shprehini gjithmonë ndjenjat sepse mundësitë mund te humbasi...
RECETA E DITES

Oriz spanjoll
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: BASHKESHORT DYSHIME FESTA KONFLIKTE
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1701070053






Digitalb


UnionBank