Ventouris
10 ushqime me proteina bimore që zëvendësojnë mishin   
Ja ushqimet me proteina vegjetale që mund të konsumoni për të zëvendësuar proteinat e mishit të kuq me vakte më të lehta dhe ushqyese....
Nga ikub.al 09 Jan
 
0
0

Nëse për motive të caktuara keni vendosur të mos hani më mish, ose nëse doni të diversifikoni dietën tuaj duke evituar mishin e kuq dhe duke konsumuar sasi të mëdha perimesh, të shkëlqyera për të detoksifikuar organizmin, ju mund të hiqni dorë nga një biftek, por jo të proteinave që përmban ai.

Edhe drithërat, frutat e perimet janë të pasura me proteina. Ja cilat janë ushqimet më të përshtatshme për t’i siguruar trupit proteinat për të cilat ai ka nevojë për të ruajtur ekuilibrin e tij.

 

Drithërat

Kujt nuk i pëlqen misri, orizi e tërshëra? Përveçse të shijshme, këto drithëra janë të pasura me proteina, minerale e karbohidrate. Janë pra, alternativa të shkëlqyera të mishit, të shëndetshme dhe ekonomike. Të gatuara si bukë,  apo të servirura me krem, janë një bazë e shkëlqyer për të shoqëruar pjata të tjera.

Fruta të freskëta e të thata

Edhe frutat, në të gjitha format, janë një riekuilibrator voluminoz proteinash. Shumë shpesh, për shkak të nxitimit ose dembelizmit evitohet konsumimi i një molle, apo portokalli që në fakt janë një balsam autentik për organzimin. Proteinat sigurohen në mënyrë rigoroze edhe duke ngrënë fruta të thata. Ushqime si arrat, lajthitë dhe bajamet, përveçse në fibra e kalori, janë të pasura në proteina, minerale e vitaminë E, e cila na bën të qëndrojmë gjithmonë në formë.

Bishtajat

Të gjithë llojet e bishtajoreve mund të jenë zëvendësues të vlefshëm të mishit. Sekreti i tyre? Mund të kombinohen pothuajse me gjithçka. Qiqrat për shembull, mund të shtohen në salca, ose të shërbejnë si një bazë për krem, si kremi i shijshëm humus. Thjerrëzat, të ziera ose pure, janë një ndihmës i natyrshëm  për furnizimin me proteina dhe fibra, ashtu si fasulet.

Quinoa

Prodhuar në amerikën latine është një lloj drithi i rremë, me kokrrat e saj të vogla që na kujtojnë disi melin. Vlerat e saj energjike janë shumë të mëdha  dhe për këtë arsye duhet konsumuar në doza të vogla. Gjithashtu është e pasur me minerale si kaliumi, mangani dhe fosfori.

Seitan

I vlerësuar sidomos në Kinë, është një ushqim bimor i përftuar nga nga mielli i grurit dhe përqendrimi i glutenit, kështu që nuk është i konsumueshëm nga personat me sëmundjen e celiakisë.

Pa yndyrna të ngopura dhe kolesterol, ka një shije të ngjashme me atë të mishit. Përdoret shpesh si ingredient kryesor për burgerat bimorë. 100 gram prej tij siguron 168 kcal.

Pluhur soje

I përftuar nga mielli i sojës, nga devijimi i përpunimit të saj, ai garanton gati 150 kcal për çdo 100 gram. Zakonish konsumohet pas rihidratimit dhe zierjes si bazë për salcat dhe ragutë në alternativë të atyre konvencionale.

Tempeh

Nga soja, vjen edhe ky produkt i përftuar nga fermentimi i bishtajave të sojës së verdhë. I pasur me fibra ushqimore  dhe vitamina, tempeh ka një shije të ngjashme me të arrave, kërpudhave e mishit. Në Azi e quajnë “mishi i sojës”.

Tofu

Me origjinë aziatike, ky djathë bimor përftohet nga mpiksja e qumështit të sojës. Shumë i lehtë dhe i tretshëm ( nuk përmban laktozë), ka veti të vjedhë shijen e ushqimeve që shoqëron. Raporti i tij kalorik është 80 kcal në 100 gram.

Perimet

Perimet e freskëta dhe me ngjyra të ndryshme përmbajnë një sasi të lartë proteinash dhe vitaminash. Shoqëruese të çdo pjate, mund të garantojnë një furnizim të plotë të “karburantit” për trupin tonë. Sa më të freskëta, aq më të dobishme për trupin tonë...

“Mish vegjetal “

Është një lloj buke e përgatitur me bazë mielli gruri, miell bishtajoresh ose soje, erëzash, vaji  dhe është shpikur nga italiani Enzo Marascio dhe garanton një raport kalorik 150 kcal çdo 100 gram, sa një racion mishi.





loading...
Mode, bukuri, gossip ne aplikacionin qe i duhet cdo Shqiptari -  Shkarko My ikub


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.



Ikub.al
Na ndiqni
Abonohu per artikujt me te fundit te Shëndeti dhe Fitness
Chez Moi
Teoren
Bukurosh, apo macho
(Si do ta preferonit të dashurin? )

Ikub Promo
Bordo Revista
FILXHANI SOT

Ndonjëherë jeta është e çuditshme. Atëherë kur mendon se e k...
RECETA E DITES

Buding me fruta pylli
# FEMRAT

Lexo artikujt e fundit për femrat
LEXO HISTORINE TIME

Nuk e di pse parandiej ndarjen

Shfleto artikuj te tjere per: KONSUMI PROTEINA USHQIME ZEVENDESIMI
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1701090037






Digitalb


UnionBank